Fli Kosove
Për 4 vetë
Duhen:
Per brumin:
- 1 kg miell
- 3-4 gota ujë
- kripë
Per masën:
- 200 gr gjalpë
- 2 filxhana caji ajkë
- 3 lugë vaj
Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë perberesit të jenë shkrirë në një masë të vetme, lyhet tepsia me vaj dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi, qe është bosh mbushet me rradhë paralele.
Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.
Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.
Ftoj gjithe forumin ne nje ngrenie

_________________

