kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krofne

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MΣПDIM ZΣKΛ
S.Moderator
S.Moderator


Posts : 447
Join date : 25/08/2009
Age : 22
Location : Prishtin☺

MesazhTitulli: Krofne   Fri Oct 16, 2009 6:38 am

Marrim miellin, sheqerin dhe krypën i hedhim në një enë, në mes e shtypim një gropë dhe në të e grimcojmë tharmin. Me qumështin e vakët e përziejmë dhe parabrumin e krijuar e lëmë, të mbuluar në një vend të ngrohtë, nja 15 min. të vijë.
Vetë dhe vajin i rrahim dhe pastaj ia shtojmë brumit të cilin e ngjeshim në një brum të lëmueshëm. E mbulojmë dhe në vend të ngrohtë e lëmë të vijë rreth 30 min.
Brumin e ngjeshim edhe njëherë dhe në tavolinë të pluhurosur me miell e hapim në trashësi gishti. Me një gotë (apo formë tjetër të rrumbullakët) me diametër rreth 6 cm i presim. Gjysmën e rrumbullakëve të prerë i lyejmë rreth e rrotull me të bardhë të vesë dhe në mes ia qesim një lugë (kafeje)marmeladë. Gjysmën tjetër e palojmë përmbi dhe rrathet (skajet) i ndrydhim mirë (që të ngjiten).
Krofnet i vendosim në një tepsi të lyer me yndyrë dhe të mbuluar i lëmë në një vend të ngrohtë nja 15 min. të vijnë.
Yndyrën (apo vajin) në fritezë e nxejmë në 175 `C dhe krofnet i fërgojmë në të duke i rrotulluar kohë pas kohe deri sa të marrin një ngjyrë të artë në të kaftë. Krofnet së pari i kullojmë (i terim) mbi letër kuzhine dhe pastaj i pluhurosim (shumë) me sheqer pluhur.


Për 18 copë nevojitet: 500 g. Miell, 50 g. sheqer, 1 lugë (kafeje) krypë, 40 g. tharm, 150 ml. qumësht i vakët, 2 ve, 2 lugë (ushqimi)vaj, pak miell për tavolinën e punës, 1 të bardhë të vesë, 150 g. marmeladë kajsie (apo tjetër), yndyrë për tepsi, sheqer pluhur

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.mendizeka.tk
 
Krofne
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: Kendi kulturor :: Kuzhina-
Kërce tek: