kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Google me fitime rekorde

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MΣПDIM ZΣKΛ
S.Moderator
S.Moderator


Posts : 447
Join date : 25/08/2009
Age : 22
Location : Prishtin☺

MesazhTitulli: Google me fitime rekorde   Fri Oct 16, 2009 8:04 am

Google me fitime rekorde

Tremujori i tretë për Google ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm, të hyra prej afro gjashtë miliardë dollarësh dhe fitime rekorde.

Google raporton për tremujorin e tretë të këtij viti të afarizmit si jashtëzakonisht të suksesshëm, me ç’rast paralajmëron edhe zgjerimin e mëtutjeshëm të afarizmit dhe blerjen e kompanive tjera.

Përkundër vështirësive ekonomike globale kompania shënon rritje prej shtatë për qind të hyrave në krahasim me vitin e kaluar, derisa drejtori ekzekutiv Eric Schmidt vlerëson se pjesa më e keqe e recesionit tani është prapa nesh.

Të hyrat e përgjithshme tremujore të kompanisë Google janë 5.94 miliardë dollarë, derisa fitimi i pastër gjithashtu do të jetë rekord. Fitimi operativ është 2.07 miliardë dollarë, e fitimi neto 1.64 miliardë. Në total 53 për qind e të hyrave në muajin e tretë vijnë nga afarizmi jashtë kufijve të SHBA-ve, derisa pjesa më e madhe lidhet faqet e internetit, gjithsej 3.96 miliardë dollarë.

Për shkak të strategjisë së kompanisë dhe rezultateve të mira financiare, Google paralajmëron investime të shumta në periudhën e ardhshme.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.mendizeka.tk
 
Google me fitime rekorde
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qytetet shqiptare-Shkodra
» Kush e vrau Bajram Currin dhe pse nuk flitet sot për të?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: jeta :: teknologjia-
Kërce tek: