kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FaceBook Njeh Kosoven

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MΣПDIM ZΣKΛ
S.Moderator
S.Moderator


Posts : 447
Join date : 25/08/2009
Age : 22
Location : Prishtin☺

MesazhTitulli: FaceBook Njeh Kosoven   Fri Oct 16, 2009 8:08 am

Në Cyrih te Zvicrës ditë më parë u mbajt konferenca e 2-të vjetore CMO (Chief Marketing Officer’s) Conference, e cila mbledh në vete kompanitë më të fuqishme botërore, si Google, Nike, Swisscom, Nestle, Sony, McDonalds, Novartis, Facebook etj.

Në këtë konferencë Kosova u prezantua nga PTK, si një ndër korporatat më të fuqishme në vend. Menaxheri i Marketingut i PTK-së, Uranik Begu, pati mundësinë që përpos ndjekjes të sesioneve interesante me gjithë pjesëmarrësit, të debatoj me ta për trendet aktuale që ndjek bota e biznesit e në veçanti dega e marketingut.

Nder këto diskutime dhe takime, veçohet ai me Chris Hughes, i cili bashkërisht me shokun e dhomës ne Harvard Mark Zuckeberg është edhe njeri nder themeluesit të ‘Facebook’. Begu kërkoi nga Hughes qe Facebook si një ndër rrjetat më të mëdha shoqërore, ta ‘njeh’ Kosovën, me ç’rast në shenjë simbolike i dhuroi një flamur të Kosovës.

Hughes gjatë takimit tha se nuk ishte në dijeni për arsyet se pse Kosova nuk është ndër vendet që përfaqësohen në Facebook, dhe ka premtuar se do të angazhohet me personat përkatës për mundësinë e përfshirjes së Kosovës në listën e vendeve përfaqësuese, si dhe ngrohtësisht pranoi ftesën për vizite në Kosovë.

Facebook është një faqe interneti për edukim dhe argëtim rrjeteve sociale, që i përket kompanisë Facebook Inc, me qendër në Palo Alto, California. Sipas të dhënave të fundit, platforma numëron mbi 300 milionë përdorues në mbarë botën.

Edhe në Kosovë Facebook shënon popullaritet në rritje, ku ndër anëtarët e tij, krahas njerëzve të zakonshëm, profil të tyre kanë hapur edhe fytyrat më eminente të estradës, shkencës e politikës. Anëtarët e Facebook nga Kosova, gjatë regjistrimit nuk e kanë mundësinë që të zgjedhin tek lokacioni vendin e tyre Kosovën, por shpesh zgjedhin Shqipërinë apo Serbinë.

Nga bota e marketingut vlerësohet se nëse Kosova ‘anëtarësohet’ në Facebook, do të ishte një arritje e madhe nga aspekti i komunikimit publik apo PR (public relations). /Telegrafi/

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.mendizeka.tk
 
FaceBook Njeh Kosoven
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjergj Habilaj :NJE PERSHENDETJE NGA VLORA.........PER KOSOVEN MARTIRE....!
» Elegji të ndryshme
» Ilir Mirena: Kurti dje, si refugjat i Bllacës-Kush e turpron Kosoven
» Skënder R. Hoxha: Në dhjetëvjetorin e Prillit të Thyer të Jabllanicës së Dushkajës
» Don Lush Gjergji: Ja pse Vatikani (nuk) do ta njoh Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: jeta :: teknologjia-
Kërce tek: