kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Flash lajme nga sporti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MΣПDIM ZΣKΛ
S.Moderator
S.Moderator


Posts : 447
Join date : 25/08/2009
Age : 22
Location : Prishtin☺

MesazhTitulli: Flash lajme nga sporti   Fri Oct 16, 2009 9:08 am

Ronaldo: Isha shumë i trashë!

Futbollisti brazilian, Ronaldo ka pohuar se gjatë verës nuk ka mundur të veshë asgjë nga gardëroba e tij e mëparshme, për shkak të mbipeshës. Duke folur për një televizion brazilian, Ronaldo ka pohuar: "Nuk kam mund të jam më i trashë se sa isha gjatë verës. Madje mbeta pa gardërobë, pasi asgjë nuk mund të vishja për shkak të mbipeshës".

Ronaldo momentalisht është duke stërvitur me Flamengon në Rio de Zhaniero dhe po përgatitet për t'u rikthyer. Përparësi para klubeve tjera kur ai do të vendos të kthehet në arenën e gjelbër do të ketë pikërisht Flamengo, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti brazilian. "Për shkak të trashësisë kthimi në gjendjen e duhur fizike ka qenë primare për mua. Është mirë kur të shohësh ushqim të shumtë në tavolinë, por në fund kjo rezulton me ngritjen e tepruar të peshës. Ndërkohë që të humbësh peshë është puna më e vështirë", ka nënvizuar Ronaldo. Përkundër të gjitha problemeve, Ronaldo pranon se ëndërron kthimin në kombëtare. "Momentalisht po bëjë shumë sakrifica dhe ëndërroj kthimin në kombëtare. Skuadra kombëtare është pjesë përbërëse e jetës sime. Kam përjetuar aq shumë momente me kombëtaren. Shumë fitore, por edhe humbje. E di që të luaj për Brazilin nuk është lehtë. Duhet të luaj te një klub i madh dhe të jam në formë të mirë. Natyrisht se nuk pres që do të më ftojnë në kombëtare për shkak të famës së vjetër apo për shkak të sponsorëve të njëjtë", ka përfunduar Ronaldo.



Ferdinand: Berbatovi do të na ndihmojë të hyjmë në histori

Mançester Junajtedi është skuadra e vetme në historinë e Ligës Premiere (që nga themelimi në vitin 1992), e cila arriti të fitojë titullin e kampionit tri edicione radhazi (1999, 2000, 2001). Duke pasur parasysh faktin se "djajtë e kuq" ka qenë kampion në vitin 2007 e 2008, nëse e fiton edhe sivjet titullin, atëherë ka rastin të shkruajë një faqe të re në historinë e futbollit anglez.
Mbrojtësi i "djajve të kuq", Rio Ferdinand beson se ardhja e Dimitar Berbatovit mund të jetë vendimtare për realizimin e kësaj të arriture. "Është plotësisht reale të mendojmë se mund ta fitojmë sërish titullin. Kemi futbollistë fantastikë, kurse me ardhjen e Berbatovit kemi fituar edhe një dimension të ri në lojën tonë", ka theksuar Ferdinand, duke shtuar: "Kemi rastin të hyjmë në histori. Askush përveç nesh nuk ka fituar tri herë radhazi titullin e kampionit, e lëre më këtë ta bëjë dy herë. Do të jetë vështirë për të realizuar një gjë të tillë, por ne kemi të gjitha parakushtet për ta bërë një gjë të tillë".

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.mendizeka.tk
 
Flash lajme nga sporti
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Lajme nga Lugina e Preshevës
» Lajme taze nga KEK-u!
» Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!
» Lajme nga arsimi në shqipëri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: argetim dhe biseda te lira :: sporti-
Kërce tek: