kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Boterori 2010, Kapelo enderron finalen Angli-Itali

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
MΣПDIM ZΣKΛ
S.Moderator
S.Moderator


Posts : 447
Join date : 25/08/2009
Age : 22
Location : Prishtin☺

MesazhTitulli: Boterori 2010, Kapelo enderron finalen Angli-Itali   Fri Oct 16, 2009 9:09 am

Boterori 2010, Kapelo enderron finalen Angli-Itali

Pasi e kualifikoi skuadrën në Botërorin e Afrikës së Jugut, Fabio Kapelo është njeriu i ditës në Angli. Tashmë një shtet i tërë ëndërron titullin botëror, i cili mungon që prej vitit 1966. “Mund të rivalizojmë me skuadrat më të mira dhe ta fitojmë Kupën e Botës”, deklaroi trajneri italian. “E kam thënë dhe e përsëris: përfaqësuesja angleze ka lojtarë shumë të mirë, të cilët e kishin humbur besimin në kualitetin e tyre, pasi nuk arritën të kualifikoheshin në Euro 2008. Tani të gjithë kanë gjetur besimin në forcat e tyre”. Kapelo thotë edhe emrat e skuadrave që ai mendon se do të luftojnë për trofeun: “Kandidatët janë gjithmonë të njëjtit: Brazili, Argjentina, Spanja. Gjermania është e abonuar në gjysmëfinale, natyrisht që Italia është pretendente, por në garë besoj se do të jetë edhe një përfaqësuese afrikane. Bregu i Fildishtë ka një skuadër të fortë dhe kjo është hera e parë që Botërori do të luhet në Afrikë. Një përballje e mundshme Itali-Angli? Do të më pëlqente shumë. Shpresoj që këto dy skuadra të përballen në finale”.
Sipas të përditshmes britanike, “Times”, në rast se Anglia fiton aktivitetin më të rëndësishëm në botë, Kapelo do të përfitojë një super shpërblim, me vlerë 2.3 milionë euro. Aktualisht, ai është një prej trajnerëve më të paguar në qarkullim, me rrogën vjetore që arrin shirën 5.4 milionë euro. Ndërkohë, fitorja 5:1 me Kroacinë, i garantoi trajnerit edhe një shpërblim prej 1 milion eurosh, për kualifikimin në fazën finale të Botërorit 2010. “E pranova këtë detyrë, sepse isha i bindur që lojtarët ishin kampionë dhe jo të paaftë, ashtu siç i kishin cilësuar. Ishte vetëm një problem psikologjik”. Përveç karikimit të ekipit, “arma sekrete” e Kapelos është disiplina. Ai ka urdhëruar që “uags” (bashkëshortet dhe të fejuarat e futbollistëve) të mos qëndrojnë në hotelin ku grumbullohet përfaqësuesja, pasi ndikojnë negativisht te skuadra. Ky vendim bëri që “Daily Express” ta quajë trajnerin “The Great Dictator” (Diktatori i Madh), ndërsa “Daily Mail” përdorte titullin “Fabio 1, Uags 0″. Rreth kësaj çështjeje, 63-vjeçari deklaroi: “Lojtarët mund të takohen me bashkëshortet dhe të fejuarat vetëm një herë në javë, pas çdo ndeshjeje. Ky rregull vlen për të gjithë, nuk do të bëjmë asnjë përjashtim. Nëse zonjave nuk u pëlqen ky vendim, atëherë të qëndrojnë në shtëpi. Ne do të shkojmë në Afrikën e Jugut për të luajtur dhe jo për pushime”.

_________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.mendizeka.tk
 
Boterori 2010, Kapelo enderron finalen Angli-Itali
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjaku s’bëhet ujë, arbëreshët e Kalabrisë protestojnë për dy kosovarët të vrarë në Itali
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010
» ‎Viktoria Xhako:PËRKUJTIMORE-IBRAHIM IBISHI-16. 12. 1953 – 24. 11. 2010
» Gjetja e kufomës së Dedë Gecajt me 19.11.2010 në St. Galen
» Adelina Dardha: Poezi dashurie "Ndjenje". Gezuar vitin e ri 2010!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: argetim dhe biseda te lira :: sporti-
Kërce tek: