Kompjuterët personal janë gati për të marrë një ri-freskim edhe
në dukje me lansimin e versionit të fundit të sistemit operativ Windows
nga Microsoft.
Microsoft shpreson se pasardhësi
i sistemit operativ Vista do të jetë një hit i vërtetë në mesin e
përdoruesve, kur sistemi i saj i ri operativ të lansohet më 22 tetor.
Shumë karakteristikat të reja në këtë sistem operativ marrin parasysh
aplikacionet multimediale dhe faktin që përdoruesit tani kanë filluar
të ruajnë të dhënat e tyre në internet. Në Mbretërinë e
Bashkuar disa dyqane të kompjuterëve do të hapen në mesnatë duke ia
bërë të mundur përdoruesit më entuziast, të marrë në duart e tij / saj
softuerin e ri.
Microsoft gjithashtu ka inkurajuar njerëzit
që të mbajnë ahengje për lansimit e Windows 7 dhe ka shkuar aq larg që
të përgatisë pako ahengu për ata që dëshirojnë të marrin miqtë e tyre
së bashku për të shënuar lansimin e këtij softueri të shumëpritur.