kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rekordet dhe kuriozitetet e 51 vjet Kupë Kampionesh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
valdrinn
Designer
Designer


Posts : 405
Join date : 12/10/2009
Location : prishtine

MesazhTitulli: Rekordet dhe kuriozitetet e 51 vjet Kupë Kampionesh   Thu Oct 29, 2009 9:41 am

Statistikat dhe të veçantat e Champions Liges

Eshtë trofeu më i ëndërruar dhe lakmuar nga cilido futbollist në botë. Është kompeticioni më i rëndësishëm evropian dhe vitrina më e mirë për protagonistët në arenën botërore. Është kupa për të cilën “luftojnë” për dhjetë muaj me radhë nga njëri stadium në tjetrin klubet me shpresën e triumfit në finalen e shumëkërkuar. Është edhe trofeu i gazetarëve, prej të cilëve është shpikur dhe nga të cilët pasqyrohet minutë pas minute, nga starti deri në finish. Është Champions, kompeticioni që përveç famës të jep edhe një “thes” me para. Historia në miniaturë e këtij kompeticioni, model i kontinentit evropian, vjen sot nga gazeta “Tirana Observer”. Këto janë disa nga rekordet, kuriozitetet dhe lajmet më të veçanta të Kupës së Kampioneve, prej sezonit të saj të parë më 1955-1956 deri në finalen që do të luhet të mërkurën në stadiumin e Athinës, mes Milanit dhe Liverpulit, përkatësisht gjashtë dhe pesë herë fitues të kësaj kupe.

Golashënuesit më të mirë të Kupës së Kampioneve

1. Raul
(Real Madrid)
56 gola, debutimi
më 1995
2. Van Nistelroi
(PSV, Mançester, Real Madrid) 49 gola, debutimi më 1994
3. Shevçenko
(Dinamo Kiev, Milan, Çelsi) 46 gola, debutimi 1999
4. Henri
(Monako, Arsenal)
42 gola, debutimi 1998
5. Inzagi
(Juventus, Milan) 37 gola, debutimi 1998
6. Del Piero
(Juventus) 36 gola, debutimi 1996
7. Morientes
(Real Madrid, Monako, Liverpul, Valencia)
33 gola, debutimi 1997
8. Trezege
(Monako, Juventus)
29 gola, debutimi 1998
9. Kluivert
(Barcelona, Ajaks, PSV)
29 gola, debutimi 1995
10. Makaj
(Deportivo, Bajern Mynih)
27 gola, debutimi 2000

Lojtaret që kanë luajtur më shumë në champions

1. Raul
(Real Madrid)
107 ndeshje
2. Roberto Karlos (Real Madrid)
106 ndeshje
3. David Bekam (Mançester, Real Madrid)
103 ndeshje
4. Oliver Kahn
(Bajern Mynih)
101 ndeshje
5. Paolo Maldini (Milan)
100 ndeshje
6. Geri Nevil (Mançester)
97 ndeshje
7. Luis Figo (Barcelona, Real Madrid, Inter)
96 ndeshje
8. Rajan Gigs (Mançester)
91 ndeshje
9. Paul Skolls (Mançester)
91 ndeshje
10. Klarens Sedorf (Ajaks, Real Madrid, Milan)
88 ndeshje

Zanafilla e kompeticionit
më të rëndësishëm evropian
E ashtuquajtura Kupa Evropiane, në atë kohë mori udhë vetëm një muaj pas kongresit të parë të UEFA-s në Vjenë, më 2 mars 1955. Gjëja më kurioze e kësaj është fakti se iniciativa për një kompeticion mbarë-evropian nuk doli nga zyrat e kësaj organizate e cila as që e kishte diskutuar një kampionat të tillë.

Hanot e Ferran, “shpikësit”
e Kupës së Kampioneve
Ishte një iniciativë e drejtorit ekzekutiv të të përditshmes franceze “Equipe”, Gabriel Hanot dhe bashkëpunëtorit të tij, Zhak Ferran, që solli në jetë Kupën Evropiane. Ata hodhën idenë e ndeshjeve në mesjavë, pikërisht ditën e mërkurë, ku do të luanin klubet më të mira të shteteve evropiane.

Sporting-Partizan ngre
siparin e Kupës së Kampioneve
Kompeticioni në fillim nuk i ishte rezervuar skuadrave kampione të shteteve evropiane. Në edicionin e parë u ftuan 16 klubet më të spikatura në Evropë. Në takimin e parë në Lisbonë, Sportingu i Lisbonës barazoi 3-3 me Partizanin e Beogradit. Ndërsa në ndeshjen e kthimit jugosllavët fituan 5-2.

Super-Real, pesë herë rresht
pronar i trofeut të Champions
Asnjë skuadër deri tani nuk ka mundur të fitojë pesë herë rresht Kupën e Kampioneve, sikundër Real Madrid i viteve 1955-1960. Pas madrilenëve vijnë Ajaksi i Amsterdamit në kohën e Johan Krujfit dhe Bajerni i Mynihut në kohën e Franc Bekenbauerit, të cilët kanë mundur ta fitojnë këtë trofe tri herë radhazi.

Koleksion trofesh, Real në
krye të listës së triumfatorëve
Real Madrid është skuadra që e ka fituar më shumë trofeun e Kupës së Kampioneve, plot nëntë herë. Pas tij vjen Milani me shtatë trofe, Liverpuli me gjashtë dhe Ajaks e Bajern me nga katër trofe. Real Madrid ka edhe rekordin e finaleve, plot 12 të tilla, ku vetëm tri herë kë dalë i humbur nga ky kompeticion.

Rekord fitoresh, Milan 19
ndeshje pozitive radhazi
Skuadra e Karlo Ançelotit, e sezonit 2002-2003, shumica e futbollistëve vazhdojnë ende të luajnë dhe mbajnë rekordin e maratonës së ndeshjeve pozitive në Kupën e Kampioneve, plot 19, e cila nisi që në turin para-eliminator dhe përfundoi në finalen e Old Trafordit me Juventus, të fituar me penallti.

Edicionit i mungojnë anglezët,
vetëm 7 ekipe kampionë
Nga 16 skuadrat që morën pjesë në kompeticionin e parë të Kupës së Kampioneve, vetëm shtatë prej tyre, Anderleht, AGF Arhus, Djurgardens, Milan AC, Real Madrid, Stade de Reims Champagne dhe SC Rot-Veis Esen, ishin kampione të vendeve të tyre. Nuk mori pjesë asnjë ekip anglez, pasi refuzuan idenë e francezëve.

“Mançester thyen tabunë angleze”,
shkruhet në kompeticion
Një vit më vonë Mançester Junajtid injoroi vendimin e Federatës Angleze, duke marrë pjesë në kompeticion. Djajtë e kuq fituan në ndeshjen e parë 10-0 ndaj Anderlehtit, kampion i Belgjikës. Mançester shkoi deri në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Real Madrid 5-3, në total të dy ndeshjeve.

Tragjedia “Mançester”, rrëzohet
avioni, humbin jetën 8 lojtarë
Edicioni 1957-1958 mbahet mend për një nga tragjeditë ajrore më të mëdha. Avioni i skuadrës së Mançester u rrëzua në Bavari të Gjermanisë pasi kthehej nga Beogradi, ku ekipi kishte luajtur me Crvena Zvezdën. Humbën jetën 8 lojtarë, përfshi këtu edhe ata të kombëtares angleze, Roger Byrne, Duncan Edwards e Tommy Taylor.

Partizani, skuadra e parë
shqiptare në Kupën e Kampioneve
Skuadra e Partizanit ka qenë i pari klub shqiptar që do të luante në Kupën e Kampioneve. Në sezonin 1992-1963 skuadra e “Demave të kuq” do të paraqitej në turin para-eliminator kundër skuadrës suedeze Norrkoping, me të cilën barazonte në Tiranë 1-1 dhe do të humbiste në Suedi me rezultatin 2-0.

Reali, 100 % spanjolle, asnjë
lojtar i huaj në 11 finale
Real Madrid i sezonit 1965-1966 është e vetmja skuadër e cila në finalen e Kupës së Kampioneve të atij sezoni zbriti në fushën e lojës me një ekip të përbërë nga 11 futbollistë, që të gjithë të lindur në Spanjë, me nënshtetësi spanjolle, të kryesuar nga kapiteni legjendar i asaj periudhe, Paço Gento.

Fanatikja Sëlltik, 11 lojtarë
të lindur në Gllazgou
E pabesueshme, por e vërtetë. Skuadra që mundi Interin e madh të Sandro Maxolës në edicionin 1966-1967, Sëlltik i Gllazgout, kishte në atë ndeshje të 11 futbollistët të lindur në këtë qytet. Skocezët asokohe ishin fanatikë për kombin e tyre dhe patën mundur të formonin një skuadër të fortë me vetëm lojtarë vendas.

Interi, deri në finale
falë një kanaçeje coca-cola
Interi i edicionit 1971-1972 shkoi deri në finale të Kupës së Kampioneve jo shumë për meritat e tij. Në gjysmëfinale përballë Mynshegladbahut ndeshja 7-1 për vendasit nuk u mor për bazë sepse Bonisenja u qëllua nga një tifoz me një kanaçe coca-cola. UEFA dënoi gjermanët duke e çuar rezultatin 0-0.

Gjeografia e Champions, nga 16
më 1955 tek 72 më 2007-05-16
72 është numri i skuadrave nga 52 federata evropiane që kanë marrë pjesë këtë vit në Kupën e Kampioneve. Në fillim janë luajtur tri ture para-eliminatore me eliminim para se të startonin ndeshjet në grupe. Skuadrat që zinin vendin e tretë në grupe pa mundur të vazhdonin më tej u futën direkt në Kupën UEFA.

Debutim dhe trofe, vetëm
3 skuadra ai kanë dalë mbanë
Real Madrid, Inter dhe Notingam Forest janë tri skuadrat që kanë mundur të fitojnë Kupën e Kampioneve që në debutimin e parë në këtë kompeticion. Madrilenët fituan në edicionin e parë, ndërkohë që Inter arrinte të dilte fitimtar vetëm tetë vjet më vonë. Ndërkohë që më 1978-1979 fitonte një tjetër debutues, Notingam Forest.

29 maj 1985, Champions mban
zi për 39 viktimat e Hejsel
Duhej të ishte një festë e vërtetë e futbollit ajo mes Liverpulit dhe Juventus, teksa u kthye në tragjedinë më të madhe të këtij kompeticioni. 39 tifozë italianë të vdekur teksa mundoheshin të dilnin nga turma e madhe që shtyhej drejt një blloku çimentoje e sulmuar nga tifozeria liverpulase.

Partizani në Champions “ngopet”
në Lisbonë me gola dhe kartonë
Edicioni 1987-1988 mund të quhet pa frikë një nga faqet më të shëmtuara të ekipit të Partizanit. Pasi fitonin kampionatin “Demat e kuq” luanin me Benfikën në Kupën e Kampioneve. Takimi i parë në Lisbonë dhuroi shtatë gola për vendasit dhe 6 kartonë (3 të kuq) për skuadrën shqiptare. Takimi i kthimit në Tiranë nuk u zhvillua fare.

Roi Makaj, goli më i shpejtë
i Kupës së kampioneve
Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Roi Makaj, mban rekordin e golit më të shpejtë në gjithë historinë e Kupës së Kampioneve. Holandezi shënoi vetëm pas 10 sekondash nga fërshëllima e parë e arbitrit në ndeshjen Bajern-Real Madrid, 2-1 gjatë këtij sezoni. Rekordin para tij e mbante Xhilberto Silva i Arsenalit me 20 sekonda në “Filip” stadium, ndaj PSV Eindhoven.

Ja 5 shënuesit më të shpejtë
të Kupës së Kampioneve
1. Makaj (Bajern): 10” në 2006-2007, Bajern-Real Madrid
2. Xh. Silva (Arsenal): 20” në 2002-2003, PSV-Arsenal
3. Del Piero (Juventus): 20” në 1997-1998, Mançester-Juventus
4. Sedorf (Milan): 21” në 2005-2006, Shalke 04-Milan
5. Kincl (Rapid Vjenë): 25” në 2005-2006, Bryzh–Rapid

Tirana, ekipi shqiptar më
i suksesshëm i Champions
Tirana është skuadra shqiptare më e suksesshme në Kupën e Kampioneve. Në edicionin 1989-1990 bardhë e blutë kanë sigluar edhe fitoren më të thellë të një skuadre shqiptare në këtë kompeticion, teksa fitonte ndaj Sliema me rezultatin 5-0. Takimi i kthimit fitohej më pas nga vendasit 1-0, por Tirana kualifikohej.

Në lojë, një lojtar i huaj më
shumë, UEFA përsërit ndeshjen
Sfida Shtutgart-Lids Junajtid u luajt dy herë gjatë sezonit 1992-1993 të Kupës së Kampioneve. UEFA dënoi anglezët sepse kishin aktivizuar në ndeshjen e parë një futbollist të huaj më shumë. Në takimin dytë, luajtur tashmë në Barcelonë të Spanjës dhe jo në fushën e anglezëve, Lids fitonte me rezultatin 2-1.

Skandali marsejez, shit-blerje
ndeshjesh dhe trofe Champions
Nuk arriti ta shijonte ashtu si duhet Olimpik Marseja të vetmin trofe të Kupës së Kampioneve, fituar në edicionin 1992-1993. Klubi do të përfshihej në një skandal shit-blerjesh ndeshjesh në Ligue I, duke humbur pjesëmarrjen një vit më vonë në këtë kompeticion si dhe dënim me rënien nga Kategoria e Parë në të dytën.

Ajaks, 23 vjeç, kampionia
më e re në moshë e Champions
Ajaksi i Amsterdamit në edicionit 1994-1995 ka qenë skuadra më e re në moshë që ka mundur të fitojë trofeun e Kupës së Kampioneve. Djemtë e Luis van Gal nuk i kalonin moshën mesatare të 23 vjetëve dhe arrinin të fitonin në finale ndaj Milanit falë një goli të 20-vjeçarit, Patrik Kluivert.

72 skuadra, 197 ndeshje,
10 muaj, 1 ekip kampion
Në edicionin 2001-2002 Kupa e Kampioneve do të shtonte radhët e saj edhe me më shumë skuadra. Kështu për trofeun më të rëndësishëm evropian do të përballeshin përgjatë 10 muajve 72 skuadra në totalin e 197 ndeshjeve. Atë edicion fitonte në finale Real Madrid ndaj gjermanëve të Bajer Leverkusen.

Maldini, goli më i shpejtë
i finaleve të Champions
Kapiteni i Milanit do të mbahet mend për golin më të shpejtë të shënuar në finalen e një Kupe Kampionesh. Maldini shënonte që në minutën e parë në Liverpul-Milan në edicionin 2004-2005. Ndërkohë që fitimtarë nga kjo ndeshje dolën anglezët pas 120 minutash loje dhe gjuajtjeve të penalltive.

Real Madrid, i vetmi ekip
triumfues në stadiumin e vet
Skuadra e Realit të Madridit është e vetmja që ka mundur të triumfojë përballë publikut të saj. Në finalen e edicionit 1956/’57, madrilenët fitonin 2-0 ndaj Fiorentinës në “Santiago Bernabeu”. Ndërkohë që edhe Liverpul e Mançester kanë triumfuar në Angli, por jo në stadiumet e tyre, por në Uembli të Londrës.

Nga triumfi në Champions,
në rënien nga kategoria
Tre janë skuadrat që pasi kanë njohur lavdinë në finalen e Kupës së Kampioneve, madje edhe ta fitojnë atë (Notingam Forest), kanë rënë deri në kategorinë e dytë dhe tretë në vendet e tyre. Kështu Reims Champagne tashmë luan në kategorinë e tretë franceze, ndërsa Lids dhe Notingam Forest në Kategorinë e Tretë angleze.

Real Madrid-Frankfurt, dhjetë
gola në finalen e Champions
Finalja e edicionit 1959-1960 midis Real Madrid dhe Eintraht Frankfurt e përfunduar 7-3 ka dhuruar rekordin e golave. Në asnjë finale tjetër nuk janë shënuar kaq shumë. Ndërkohë që edhe në finalen e edicionit të parë, spanjollët e Real Madrid dhe francezët e Reims dhuruan një ndeshje me shumë gola, 4-3.

Vendet qE kanE fituar KupEn e Kampioneve

Spanja 11 herë
Real Madrid (2001-2002, 1999-2000, 1997-1998, 1965-1966, 1959-1960, 1958-1959, 1957-1958, 1956-1957, 1955-1956)
Barcelona (2005-2006, 1991-1992)

Anglia 10 herë
Liverpul (2004-2005, 1983-1984, 1980-1981, 1977-1978, 1976-1977)
Mançester Junajtid (1998-1999, 1967-1968)
Notingam Forest (1978-1979, 1979-1980)
Aston Vila (1981-1982)

Italia 10 herë
Milan (2002-2003, 1993-1994, 1989-1990, 1988-1989, 1968-1969, 1962-1963)
Juventus (1995-1996, 1984-1985)
Inter (1964-1965, 1963-1964)

Gjermania 6 herë
Bajern i Mynihut (2000-2001, 1975-1976, 1974-1975, 1973-1974)
Borusia Dortmund (1996-1997)
Hamburg (1982-1983)

Holanda 6 herë
Ajaks Amsterdam (1994-1995, 1972-1973, 1971-1972, 1970-1971)
PSV Eindhoven (1987-1988)
Fejenord (1969-1970)

Portugalia 4 herë
Porto (2003-2004, 1986-1987)
Benfika (1961-1962, 1960-1961)

Franca 1 herë
Olimpik Marsejë (1992-1993)

Jugosllavia 1 herë
Cerna Zvezda (1990-1991)

Rumania 1 herë
Steaua Bukuresht (1985-1986)

Skocia 1 herë
Sëlltik Gllazgou (1966-1967)

Vendet dhe stadiumet qE kanë pritur finalen e Champions

Italia: 8 herë
Stadiumi “Olimpiko”, Roma
2008/09, 1995/96, 1983/84, 1976/77
Stadiumi “San Siro”, Milano
2000/01, 1969/70, 1964/65
Stadiumi “San Nikola”, Bari
1990/91

Gjermani: 6 herë
Stadiumi: “Arena Auf Shalke”, Gelsenkirshen
2003/04
Stadiumi: “Olimpiastadion”, Mynih
1996/97, 1992/93, 1978/79
Stadiumi: “Nekarstadion”, Shtutgart
1987/88, 1958/59

Anglia: 6 herë
Stadiumi: “Old Traford”, Mançester
2002/03
Stadiumi: “Uembli”, Londër
1991/92, 1977/78, 1970/71, 1967/68, 1962/63

Spanja: 6 herë
Stadiumi: “Camp Nou”, Barcelonë
1998/99, 1988/89
Stadiumi: “Sanchez Pizjuan”, Sevilje
1985/86
Stadiumi: “Santiago Bernabeu”, Madrid
1979/80, 1968/69, 1956/57

Franca: 5 herë
Stadiumi: “Parc des Princes”, Paris
2005/06, 1999/2000, 1980/81, 1974/75, 1955/56

Holanda: 4 herë
Stadiumi: “Amsterdam Arena”, Amsterdam
1997/98, 1961/62
Stadiumi: “De Kuip”, Roterdam
1981/82, 1971/72

Austri 4 herë
Stadiumi: “Ernst Happel”, Vjenë
1994/95
Stadiumi: “Prater Stadium”, Vjenë
1989/90, 1986/87, 1963/64

Belgjikë 4 herë
Stadiumi: “Heysel Stadium”, Bruksel
1984/85, 1973/74, 1965/66, 1957/58

Greqia: 3 herë
Stadiumi: “Olympik”, Athinë
2006/07, 1993/94, 1982/83

Turqia: 1 herë
Stadiumi: “Ataturk” Stamboll
2004/05

Skocia: 3 herë
Stadiumi: “Hampden Park”, Glasgou
2001/02, 1975/76, 1959/60

Jugosllavi: 1 herë
Stadiumi: “Olimpik” Beograd
1972/73

Portugali: 1 herë
Stadiumi: “Estadio Vale do Jamor”, Estoril
1966/67

Zvicër: 1 herë
Stadiumi: “Wankdorf Stadium”, Bernë
1960/61
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
valdrinn
Designer
Designer


Posts : 405
Join date : 12/10/2009
Location : prishtine

MesazhTitulli: Re: Rekordet dhe kuriozitetet e 51 vjet Kupë Kampionesh   Thu Oct 29, 2009 9:41 am

kush po dallohet mas shumti MILANO
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Rekordet dhe kuriozitetet e 51 vjet Kupë Kampionesh
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kadare: Pesë shekuj të sundimit osman u flijua vetëm gjuha shqipe! 500 vjet ndëshkim ndaj Skënderbeut, urrejtja vazhdon...
» Besnik Dizdari: 70 vjet të Kupës së “shuar” të Shqipërisë…
» Artiola Toska:“Kam pesë vjet e martuar, tani dua një fëmijë”
» Kastriot Marku: Pjetër Bogdani dhe “Çeta e profetëve” 320 vjet pas vdekjes
» Tekste këngësh të vjetra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: argetim dhe biseda te lira :: kuriozitete-
Kërce tek: