kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 VJEN TILERA PROCESORI ME 100 BËRTHAMA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
besnik hack3r
V I P
V I P


Posts : 605
Join date : 20/08/2009
Age : 21
Location : Local Dick C:/hack WeB

MesazhTitulli: VJEN TILERA PROCESORI ME 100 BËRTHAMA   Mon Nov 02, 2009 10:33 am


Harrojini procesorët dual-core (dy bërthama) dhe quad-core (katër bërthama):

Një kompani gjysmëpërcjellësish premton të paketojë 100 bërthama në një procesor që mund të përdoret në aplikacione që kanë nevojë për fuqi të madhe përpunimi kompjuterik si video konferenca, stacione bazë wireless, serverë rrjetesh, indeksim ueb-serverash, etj. Për krahasim, procesorët e rinj të Intel pritet të kenë vetëm 8 bërthama.

“Me procesorin e ri arrihet një performancë 4 fish më e madhe se e procesorit më të mirë të Intel, Nehalem-Ex, duke konsumuar një të tretën e energjisë së Nehalem-it.” Thotë zëdhënësi i kompanisë, Agarwal.

Procesori 100 bërthamësh prodhohet duke përdorur teknologjinë 40-nanometër, dhe pritet të nxirret në treg në fillim të vitit të ardhshëm.

Ky procesor shkel ligjin e Moore, që thotë se numri i transistorëve në një cip dyfishohet çdo dy vite, por zgjedhja e bërthamave të shumëfishta mund të jetë e vetmja rrugë për të rritur performancën, sepse shpejtësia e një bërthame të veçantë nuk mund të çohet përtej një pike të caktuar.

Faktikisht, Intel ka punuar mbi një ide të tillë. Vitin e shkuar Intel ka prezantuar një procesor koncept me 80 bërthama. Kompania premtoi se do e nxirrte në treg për 5 vite.

Tilera, kompani e krijuar në 2007 dhe ka dalë nga dyert e MIT (Massachusetts Institute of Technology). Kompania thotë se produkti do jetë i disponueshëm në muajt e ardhshëm, që do të thotë se kompania nga zeroja në 3 cite nxjerr një procesor shumë të fuqishëm në një kohë shumë të shpejtë në botën e gjysmëpërcjellësve, gjë që është arritur me krijimin e një çipi që kalon pengesat e arkitekturës x86 të Intel.

Mënyra e organizimit të bërthamave është bërë në formë rrjete, jo një bërthamë qendrore që organizon të tjerat për të mos “mbytur” trafikun qarkullues.

Secila bërthamë ka një procesor të mirëfilltë me memorie L1 dhe L2 dhe një shtresë L3 lidhjeje.

“Nëse keni nevojë për fuqi shumë të madhe kompjuterike, për shembull të kodohen/ç’kodohen rryma të shumëfishta video, procesori ynë mund ta bëjë me efiçencë shumë më të lartë se çdo cip Intel, apo procesor”, thotë Agarwal.

Ndryshe nga sistemet GPU, me këtë sistem programuesit mund te përdorin dhe të kompilojnë aplikacione për arkitekturën x86 të Intel me procesorin Tilera.

“Tilera ka hedhur një hap shumë të madh përpara në programimin masiv paralel,” thotë Strauss. “Procesori 100 bërthamash është më i ngjashëm me një procesor gjenerik më shumë se çdo gjë që kemi parë më parë.”

Por mos prisni ta përdorni me Windows 7. Për këtë, konsumatorët duhet të presin versionin e Intel pas disa vitesh. /krokodili/

_________________


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://kosovaforum.forume.biz
 
VJEN TILERA PROCESORI ME 100 BËRTHAMA
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A po vjen kryeministri 5-të shqiptar në Ballkan?
» Mr. Elmi Berisha - Peja Meriton me Mirë, Ndryshimi po Vjen!'s Photos - Profile Pictures
» Intervistë:Në vitin 2012 Shyhretja vjen me një album të përbashkët me Shkëlzen Jetishin
» ELIDA BUÇPAPAJ - KUR VJEN QERSHORI VRITET BARDHYL AJETI
» Kryetari i Serbisë Boris Tadiqi vjen në Kosovën Multietnike si ne shtëpi të Babës së vet!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: jeta :: teknologjia-
Kërce tek: