kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHembuj nga turpi qe kan patur te paret tan

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
hyseni pz
antar fillestar
antar fillestar


Posts : 17
Join date : 19/01/2010
Location : radio-ehlu-sunneh

MesazhTitulli: SHembuj nga turpi qe kan patur te paret tan   Tue Jan 19, 2010 2:00 pm

1 - I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):

Ebu Se’id el-Khudri (radij-Allahu anhu) ka transmetuar:” I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte më i turpshëm sesa virgjëresha pas shamisë së saj. Kur shikonte ndonjë gjë që nuk e pëlqente, ne e kuptonim nga fytyra e tij.”[i]


2 – Ebu Musa el-Esh’ari (radij-Allahu anhu):

Enes bin Malik ka thënë: “Kur Ebu Musa bëhej gati të flinte, ai vishte një rrobë të vogël nga frika mos i dilte aureti.”[ii]


3 - Ibn 'Abbasi (radij-Allahu anhuma):

Ai nuk hynte në banjo përveç atëherë kur ishte vetëm dhe vishte një rrobë të hollë dhe thoshte: “Kam turp nga Allahu se mos më sheh në banjë pa rroba.”[iii]


4 - 'A'ishah (radij-Allahu anha):

“Unë hyja në ndërtesën ku ishin varrosur i Dërguari i Allahut dhe babai im ndërsa isha veshur me rroba të holla dhe thoja: “Këta janë veç burri dhe babai im.” Megjithëkëtë, kur u varros Umeri, uallahi kurrë nuk hyra tek kjo ndërtetsë përveç se rrobat i kisha të shtrënguara fort në trupin tim nga turpi që kisha nga Umeri.”[iv]




5 - Hisham bin 'Ammar:

Mu’auije bin Eus ka transmetuar: “E kam parë Hisham bin ‘Ammarin. Kur ecte në rrugë, ai shikonte poshtë në tokë dhe nuk e ngrinte kokën lart në qiell nga turpi që kishte nga Allahu Azze ue Xhel.”[v]


6 - el-Humejdi:

“Ebu Bekr bin Mejmun shkoi dhe trokiti në derën e Humejdit dhe mendoi se iu dha leje për të hyrë. Kështu ai hyri dhe e gjeti Humejdin me kofshë të pambuluara. Humejdi zuri të qajë dhe tha: “Pasha Allahun, i çove sytë tek diçka që askush nuk i ka parë deri kur jam bërë burrë!”[vi]


7 - Muhammed bin Jahja edh-Dhuhli:

Ebul-‘Abbas el-E’zheri ka thënë: “E kam dëgjuar shërbëtorin e Muhamed bin Jahja edh-Dhuhlit të thotë ndërsa ishte duke u larë: “I kam shërbyer atij për tridhjetë vjet. Unë ia jepja ujin dhe kurrë nuk e kam parë këmbën e tij, ndërkohë që isha prona e tij.”[vii]

8 - el-Imam el-Bukhari:

Muhamed bin Ebi Hatim ka transmetuar: “Disa nga shokët e mi më kanë thënë: Ishim tek shtëpia e Muhamed bin Selam dhe hyri tek ne Muhamed bin Isma`il el-Bukhari në të kthyer nga Iraku. Kështu, ai filloi të na njoftonte për fitnen me të cilën ishin sprovuar njerëzit si dhe atë çfarë i kishte ndodhur Ahmed bin Hanbelit etj.

Kur el-Imam el-Bukhari doli nga shtëpia, Muhamed bin Selam u tha atyre që ishin të pranishëm: “A keni parë ndonjëherë një virgjëreshë me më shumë turp sesa ky burrë?”[viii]





9 - Ibnul-Kajjim ka transmetuar se disa nga Selefët kanë thënë:

“Nëse dikush bën diçka në fshehtësi ngaqë i vjen turp që ta bëjë në publik, kjo tregon se ai vetë nuk e ka problem.”[ix]

10 - Shemsud-Din el-Makdisi:

“Nëse më del në shesh këmba kur jam vetëm, nxitoj ta mbulojë atë dhe ndërkohë bëj istigfar (i kërkoj falje Allahut).”[x]


11 - Muhammed bin Ahmed el-Gumari:

Ai nuk pranonte të binte përtë fjetur në praninë e ndonjërit dhe thoshte: “Kam frikë mos më del ndonjë erë e keqe kur jam duke fjetur.”[xi]



________________________________________
[i] Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi, Hadithi n. 684 në Rijadus-Salihin.
[ii] Sijer A'lamun-Nubela; 2/399.
[iii] Sijer A'lamun-Nubela; 3/355.
[iv] Transmetuar nga Hakimi në Mustedrak (4/7) dhe ai e ka shpallur atë sahih.
[v] Sijer A'lamun-Nubela; 11/430.
[vi] Sijer A'lamun-Nubela; 19/122.
[vii] Sijer A'lamun-Nubela; 12/279.
[viii] Sijer A'lamun-Nubela; 12/418.
[ix] Medarixhus-Salikin; 2/353.
[x] el-Mukhtarul-Mesun min A'lamul-Kurun; 1/540
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
SHembuj nga turpi qe kan patur te paret tan
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Artiola Toska:“Kam pesë vjet e martuar, tani dua një fëmijë”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: feja islame :: feja islame-
Kërce tek: