kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Besimi i Muslimanit menyre me te let per kuptim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
hyseni pz
antar fillestar
antar fillestar


Posts : 17
Join date : 19/01/2010
Location : radio-ehlu-sunneh

MesazhTitulli: Besimi i Muslimanit menyre me te let per kuptim   Tue Jan 19, 2010 4:14 pm

Pyetja 1: Përse na ka krijuar Allahu?



Përgjigje: Për ta adhuruar Atë dhe mos të adhurojmë të tjetër veç Tij.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:

"Dhe Unë s'i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që ata të më adhurojnë". [Dharijat, 56]



Dëshmi nga Suneti autentik:

"E drejta e Allahut ndaj robërve është ta adhurojnë Atë dhe mos t'i shoqërojnë ortakë Atij". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 2: Si duhet ta adhurojmë Allahun?



Përgjigje: Ashtu siç na kanë urdhëruar Allahu dhe i dërguari i Tij.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Dhe ata s'qenë urdhëruar veçse ta adhurojnë Allahun dhe mos të adhurojnë të tjerë veç Tij". [Bejjine, 5]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kushdo që bën ndonjë vepër [në fe] me të cilën s'është në pajtim çështja jonë, ajo nuk do të pranohet". [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 3: A duhet ta adhurojmë Allahun me frikë dhe shpresë?



Përgjigje: Po, ne e adhurojmë Atë me frikë dhe shpresë.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Dhe luteni Atë me frikë dhe shpresë". [A'raf, 56]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Lus Allahun të ma japë Parajsën dhe kërkoj shpëtim te Ai nga Zjarri". [Transmetuar nga Ebu Daud]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 4: Ç'është Ihsan [përsosmëria e adhurimit]?



Përgjigje: Ihsan është të jesh i vetëdijshëm që Allahu na sheh gjatë adhurimit.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Kush të sheh [O Muhamed] kur t'i ngrihesh [i vetëm natën për të falur namaz]". [Shu'ara, 218]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Ihsan është ta adhurosh Allahun sikur po e sheh Atë, ndonëse vërtet Ai të sheh ty". [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 5: Përse Allahu dërgoi të dërguar?



Përgjigje: Për të thirrur njerëzimin që ta adhurojnë Atë dhe të refuzojnë adhurimin e çdo gjëje veç Tij.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Dhe vërtet Ne kemi dërguar midis çdo pupulli një të dërguar [të thotë] adhurojeni vetëm Allahun dhe shmangiuni zotrave të rremë". [Nahl, 36]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Pejgamberët janë vëllezër dhe besimi i tyre është një". [Tansmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 6: Çfarë mendohet me njësinë e Allahut [Teuhid]?



Përgjigje: Kjo do të thotë t'ia përkushtosh adhurimin vetëm Atij, si lutjen, betimin, gjykimin.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Ta dish [O Muhamed] se s'ka Zot përveç Allahut". [Muhamed, 19]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Le të jetë gjëja e parë për të cilën ti i thërret ata të dëshmojnë se askush s'ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 7: Çfarë do të thotë s'ka zot përveç Allahut?



Përgjigje: Kjo do të thotë s'ka perëndi që vertet meriton të adhurohet përveç Allahut.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Kjo ngaqë Allahu, Ai është e vërteta dhe ajo që lutet veç Tij është batil [pavërtetësi, të tjera perëndi]". [Haxh, 52]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kushdo që thotë se s'ka zot përveç Allahut dhe refzuzon çfarëdo qoftë që adhurohet veç Allahut, prona dhe gjaku i tij bëhen të shenjta dhe llogaria e tij do të jetë te Allahu, i fuqishmi dhe i lartësuari". [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 8: Çfarë mendohet me njësinë e emrave dhe cilësive të Allahut?



Përgjigje: Të pohosh emrat dhe cilësitë e Allahut ashtu siç i ka përshkruar Allahu ato në Librin e Tij dhe ashtu siç i ka përshkruar i dërguari i Tij në Sunetin autentik.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Asgjë s'është sikur Ai dhe Ai dëgjon dhe sheh gjithçka". [Shura, 11]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Allahu zbret çdo natë në qiellin e parë". [Transmetuar nga Ahmed]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 9: Çfarë dobie ka nga monoteizmi [njësia e Allahut] për muslimanët?



Përgjigje: Udhëzimi i drejtë në këtë botë dhe shpëtimi nga ndëshkimi i përjetshëm në jetën e përtejme.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Ata që besojnë [në njësinë e Allahut] dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me dhulm [të keqen] duke adhuruar të tjerë veç Allahut; vetëm për ata ka siguri, ata janë të udhëzuar". [En'am, 82]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"E drejta e adhuruesve ndaj Allahut është që Ai mos t'i ndëshkojë ata që nuk adhurojnë tjetër gjë veç Tij". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 10: Ku është Allahu?



Përgjigje: Allahu është mbi Fronin i cili është mbi shtatë qiejt.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"er-Rahman [i Mëshirshmi] u ngrit mbi Fronin". [Ta Ha, 5]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Allahu shkroi në një libër mbi Fronin te Ai se mëshira e Tij e tejkalon hidhërimin e Tij". [Transmetuar nga el-Buhari]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 11: A është Allahu me ne me qenien e Tij apo me dijen e Tij?



Përgjigje: Allahu është me ne me dijen e Tij; Ai na dëgjon dhe na sheh.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Ai [Allahu] tha: Mos ki frikë, vërtet Unë jam me ju të dy, dëgjoj dhe shoh". [Ta Ha, 46]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Ju e lutni Atë që dëgjon, i Cili është afër dhe është me ju". [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 12: Cili është mëkati më i madh te Allahu?



Përgjigje: Shirku i madh [idhujtaria].



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Vërtet, kushdo që i vendos ortakë Allahut, atëherë Allahu e ndalon parajsën për të dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij". [Ma'ide, 72]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Pejgamberi qe pyetur: 'Cili është mëkati më i madh'. Ai tha: 'T'i përshkruash Allahut ortakë ndonëse Ai të ka krijuar". [Transmetuar nga el-Buhari]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 13: Çka është shirku i madh [idhujtaria]?



Përgjigje: T'ia kushtosh ndonjë formë adhurimi tjetër gjëje veç Allahut.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Vërtet, Allahu nuk fal që Atij t'i vendosen ortakë në adhurim, por Ai ia fal përveç kësaj kujt të dojë". [Nisa, 48]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Mëkatet më të mëdha janë idhujtaria, etj.". [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 14: Cili është dëmi nga shirku i madh?



Përgjigje: Arsyeja për përjetësi në Zjarr.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Vërtet, kushdo që i atribuon ortakë [bën shirk] Allahut, Allahu e bën të palejueshme për të hyrjen në parajsë". [Ma'ide, 72]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kushdo që vdesë ndërsa i atribuon ortakë Allahut [bën shirk], ai hyn në Zjarr". [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 15: A i bëjnë punë veprat e mira atij që adhuron të tjerë veç Allahut?



Përgjigje: Jo, veprat e mira nuk u bëjnë punë atyre që adhurojnë të tjerë veç Allahut.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Por sikur ata t'i kishin shoqëruar Allahut të tjerë në adhurim, e gjithë ajo që ata bënin s'do të kishte qenë e dobishme për ta". [En'am, 88]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kushdo që bën ndonjë vepër në të cilën ai më shoqëron ortakë, Unë e refuzoj atë dhe veprën [shirkun] e tij". [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 6: A ekziston shirku midis muslimanëve sot?



Përgjigje: Po, ekziston.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun veçse duke i atribuar Atij ortakë". [Jusuf, 106]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Dita e Kijametit s'do të ndodhë derisa disa fise nga Umeti im [populli musliman] t'u bashkohen idhujtarëve, dhe ata madje do të adhurojnë idhujt". [Transmetuar nga et-Tirmidhi]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 17: Çfarë është vendimi lidhur me të luturit e tjetërkujt veç Allahut si psh të vdekurit?



Përgjigje: Të luturit ata është shirk i madh.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Mos lutni ndonjë tjetër zot bashkë me Allahun, se mos po jini midis atyre që do të ndëshkohen". [Sh'uara, 213]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kushdo që vdesë duke qenë se ai u është lutur të tjerëve veç Allahut, do të hyjë në Zjarr". [Transmetuar nga el-Buhari]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 18: A është lutja formë e adhurimit?



Përgjigje: Po, lutja është adhurim.



Dëshmi nga Kur'ani fisnik:


"Dhe Zoti yt ka thënë: Më lutni Mua, Unë do t'ju përgjigjem". [Gafir, 60]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Lutja është adhurim". [Transmetuar nga et-Tirmidhi]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 19: A e dëgjojnë lutjen të vdekurit?



Përgjigje: Jo, nuk e dëgjojnë.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Por ti s'mund t'i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre". [Fatir, 22]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Allahu ka caktuar engjëj që t'më informojnë për përshëndetjet e popullit tim". [Transmetuar nga Ahmed]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 20: A kërkojmë ne ndihmë nga të vdekurit, apo nga ata që s'janë të pranishëm?



Përgjigje: Jo, ne s'kërkojmë ndihmë nga ata, por kërkojmë nga Allahu.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Përkujto kur ti kërkove ndihmë nga Zoti yt dhe Ai t'u përgjigj". [Enfal, 9]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"O i Përjetshëm, o i vetë-Mjaftueshëm, që me Ty mbahet gjallë çdo gjë, kërkoj ndihmë nëpërmjet Mëshirës Tënde". [Transmetuar nga et-Tirmidhi]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 21: A është e lejueshme të kërkosh ndihmë nga tjerët veç Allahut?



Përgjigje: Jo, s'është e lejueshme.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë të kërkojmë". [Fatiha, 5]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Nëse luteni për diçka, luteni Allahun; nëse kërkoni ndihmë, kërkoni ndihmë nga Allahu". [Transmetuar nga et-Tirmidhi]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 22: A bën të kërkojmë ndihmë nga të gjallët?



Përgjigje: Po, në çështjet në të cilat ata mund të ndihmojnë.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe drejtësi". [Ma'ide, 2]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Allahu i ndihmon adhuruesit për sa kohë që adhuruesi i ndihmon vëllait të tij". [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 23: A është e lejueshme të bëjmë be në tjetër veç Allahut?



Përgjigje: Jo, s'është e lejueshme të bësh be përveç me Emrin e Allahut.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"O Zoti im, kam bërë be në Ty që këtë që e kam në mitrën time të jetë nën shërbimin Tënd". [Aal-Imran, 35]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kushdo që bën be për t'iu bindur Allahut duhet ta bëjë këtë, dhe kushdo që bën be për ta kundërshtuar atë s'duhet ta kundërshtojë Atë". [Transmetuar nga el-Buhari]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 24: A është e lejueshme të therësh kurban [sakrificë] në emër të ndokujt tjetër veç Allahut?



Përgjigje: Jo, s'është e lejueshme.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Andaj ktheju me lutje Zotit tënd dhe ther kurban [vetëm për Të]". [Keuther, 2]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Allahu e mallkon këdo që ther kurban në emër të tjetërkujt veç Allahut". [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 25: A është e lejueshme t'u vijmë përqark [tauaf] varreve të njerëzve të devotshëm?



Përgjigje: Jo, s'është e lejueshme.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Dhe ejani përqark Shtëpisë së Lashtë [Kabes në Meke]". [Haxh, 29]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kushdo që vjen përqark Shtëpisë [Kabes] shtatë herë dhe i fal dy rekate [njësi namazi]". [Transmetuar nga Ibn Maxheh]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 26: A është e lejueshme të falesh ndërsa varri gjendet përpara teje?



Përgjigje: Jo, s'është e lejueshme.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Ktheni fytyrat tuaja në drejtim të el-Mesxhid el-Haram". [Bekare, 144]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni në drejtim të tyre". [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 27: Çfarë është vendimi lidhur me praktikimin e magjisë?



Përgjigje: Praktikimi i magjisë konsiderohet akt mosbesimi.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Por djajtë mohuan meqë ua mësonin njerëzve magjinë". [Bekare, 102]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Shmangiuni shtatë gjërave shkatërrimtare: Shirku, magjia…" [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 28: A duhet t'u besojmë pohimeve të falltarëve?



Përgjigje: Jo, s'duhet t'u besojmë atyre.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Thuaj: Askush në qiej dhe tokë nuk e njeh të Padukshmen". [Neml, 65]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kushdo që shkon të një falltar dhe beson në atë çfarë ai thotë, ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit". [Transmetuar nga Ahmed]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 29: A e njeh ndokush të Padukshmen?



Përgjigje: Askush veç Allahut nuk e njeh të Padukshmen.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Dhe te Ai janë çelsat e të Padukshmes. Askush veç Tij nuk e njeh Atë". [En'am, 59]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Askush veç Allahut nuk e njeh të Padukshmen". [Transmetuar nga et-Tirmidhi]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 30: Me çfarë burimesh qeverisin muslimanët?



Përgjigje: Muslimanët qeverisin me ligjet e Kur'anit dhe thëniet autentike të pejgamberit [hadithet].



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Dhe gjyko [O Muhamed] mes tyre me atë që e ka zbritur Allahu". [Ma'ide, 49]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Allahu është gjykatës dhe te Ai kthehemi". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 31: Çfarë është vendimi në lidhje me ligjet joislamike?



Përgjigje: Kjo është akt mosbesimi?



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Kushdo që nuk gjykon me atë që e ka zbritur Allahu është mosbesimtar". [Ma'ide, 44]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kur udhëheqësit nuk gjykojnë me Librin e Allahut [Kur'anin] dhe zgjedhin të mirën nga ajo që ka shpallur Allahu, Allahu do të shkaktojë konflikt midis tyre". [Transmetuar nga Ibn Maxheh]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 32: A është e lejueshme të bëjmë be me tjetër veç Emrit të Allahut?



Përgjigje: Jo, kjo s'është e lejueshme.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Thuaj: Po, pasha Allahun, ju me siguri do të ringjalleni". [Tegabun, 7]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kushdo që bën be me tjetë veç Allahut, ai i ka shoqëruar ortakë Allahut". [Transmetuar nga Ahmed]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 33: A duhet të mbajmë hajmali për fat të mirë?



Përgjigje: Jo, ne s'duhet t'i mbajmë ato.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Nëse Allahu ju godet me ndonjë dëm, askush veç Tij s'mund ta largojë atë". [En'am, 17]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kushdo që mban hajmali, ai bën shirk". [Transmetuar nga Ahmed]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 34: Me çka ne mund të kërkojmë ndërmjetësim te Allahu?



Përgjigje: Me emrat dhe cilësitë e Tij.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Dhe emrat më të mirë i përkasin Allahut, pra luteni Atë me ta". [A'raf, 180]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Të lus me të gjithë emrat e Tu, me të cilët e ke emërtuar veten Tënde". [Transmetuar nga Ahmed]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 35: A kërkon ndërmjetësim njerëzor ndonë lutje ndaj Allahut?



Përgjigje: Jo, lutja nuk kërkon ndonjë ndërmjetësim njerëzor.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Dhe kur robërit e Mi të pyesin [O Muhamed] për Mua, atëherë vërtet Unë jam afër [ndaj tyre me dijen Time]". [Bekare, 186]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Ju i luteni Atij që dëgjon gjithçka, dhe Ai është afër dhe është me ju". [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 36: Çfarë është ndërhyrja [uesiteh] e të dërguarit?



Përgjigje: Ndërhyrja e të dërguarit është përhapja e porosisë së Allahut.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"[O i dërguar i Allahut, Muhamed] trego atë që të është zbritur nga Zoti yt". [Ma'ide, 67]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"O Allah, a e tregova porosinë Tënde? O Allah, dëshmo! [Në përgjigje të thënies së shoqëruesve të tij:"Vërtet, dëshmojmë që ti ke treguar porosinë".] [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 37: Prej kujt ne mund ta kërkojmë ndërmjetësimin e të dërguarit?



Përgjigje: Vetëm prej Allahut.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Thuaj: Allahut i përket ndërmjetësimi". [Zumer, 44]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"O Allah, jepi atij [pejgamberit] ndërmjetësim për mua". [Transmetuar nga et-Tirmidhi]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 38: Si ta demonstrojmë dashurinë tonë ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij?



Përgjigje: Duke u bindur dhe duke ndjekur urdhërat e Tij.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Thuaj: (O Muhamed njerëzimit) nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua dhe Allahu do t'ju dojë". [Aal-Imran, 31]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Asnjë prej jush s'do të ketë besim të përsosur derisa t'më dojë më shumë se prindërit e tij, fëmijët e tij, dhe gjithë njerëzimin". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 39: A duhet ta teprojmë në lavdërimin që ia bëjmë të dërguarit?



Përgjigje: Jo, ne s'duhet ta teprojmë në lavdërimin që ia bëjmë atij.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Thuaj: Unë jam vetëm njeri si ju. Unë jam frymëzuar që zoti i juaj është një Zot". [Kehf, 110]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Mos e teproni kur t'më lavdëroni, se unë jam vetëm një rob, por thoni rob dhe i dërguar i Allahut". [Transmeton el-Buhari]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 40: Kush ishin krijesat e para?



Përgjigje: Nga njerëzit ishte Ademi dhe nga gjërat ishte Pena.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Përkujto kur Zoti yt u tha engjëjve: Vërtet Unë do të krijoj njeri nga balta". [Sa'd, 71]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Gjëja e parë e krijuar nga Allahu ishte Pena". [Transmetuar nga et-Tirimidhi dhe Ebu Daud]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 41: Nga çka është krijuar Muhamedi?



Përgjigje: Ai është krijuar nga Nutfa [sperma – qitjet e mashkullit dhe femrës]



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Është Ai që të krijoi ty [njeriun e parë] nga dheu, pastaj nga Nutfa". [Gafir, 67]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Në secilin prej jush të gjitha komponentet krijohen në mitrën e nënës suaj për 40 ditë". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 42: Çfarë është statusi i xhihadit për hir të Allahut në Islam?



Përgjigje: Ai është i detyrueshëm me jetën, me pasurinë dhe me të folur.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Marshoni, qoftë kur jeni të lehtë [të shëndoshë, të rinj dhe të pasur] apo të rëndë [të sëmurë, të moshuar dhe të varfër]. Përpiquni shumë me pasurinë tuaj dhe me jetët tuaja në kauzën e Allahut". [Teubeh, 41]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Luftoni kundër idhujtarisë me pasurinë, me jetën dhe me fjalën tuaj". [Transmetuar nga Ebu Daud]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 43: Ç'është Uelaa [miqësim dhe besnikëri]?



Përgjigje: Uelaa [miqësim dhe besnikëri] është të duash dhe të ndihmosh besimtarët.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Besimtarët, mashkujt dhe femrat, janë ndihmues/mbrojtës të njëri-tjetrit". [Teube, 71]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Besimtarët janë si një mur tullash, secili e mbështet tjetrin". [Transmetuar nga Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 44: A është e lejueshme të kërkosh miqësinë dhe ndihmën e mosbesimtarëve?



Përgjigje: Jo, kjo nuk është e lejueshme.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Nëse ndonjëri prej jush i merr ata për ndihmës/mbrojtës, atëherë vërtet ai është njëri nga ata". [Ma'ide, 51]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Njerëzit e filan fisit nuk janë mbështetësit e mi". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 45: Kush është Uelii [mik]?



Përgjigje: Uelii është besimtari i vërtetë, i cili ia ka frikën Allahut shumë.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Vërtet, Eulija [miqtë] e Allahut s'do të kenë frikë e as që do të pikëllohen". [Junus, 62-63]



Dëshmi Suneti autentik:


"Uelii i vetëm i imi është Allahu, pastaj më të devotshmit midis besimtarëve të vërtetë". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 46: Përse Allahu shpalli Kur'anin?



Përgjigje: Për ta zbatuar atë në jetët tona të përditshme.



Dëshmi nga Kur';ani Fisnik:


"Ndiqe atë që të është shpallur nga Zoti yt". [A'raf, 3]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Lexoje Kur'anin dhe zbatoje atë, e mos e bëj atë mjet jetese". [Transmetuar nga Ahmed]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 47: A mjafton për ne vetëm Kur'ani pa hadithe [thëniet, veprat, dhe miratimi i heshtur i pejgamberit].



Përgjigje: Jo, nuk mjafton.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Dhe Ne ta zbritëm [O Muhamed] përkujtuesin dhe këshillën [Kur'anin] që të mund t'u shpjegosh njerëzve çfarë u është shpallur atyre, dhe se ndoshta do të mendojnë". [Nahl, 44]



Dëshmi në Suneti autentik:


"Vërtet, më është dhënë Kur'ani dhe së bashku me të edhe diçka e ngjashme me të". [Transmetuar nga Ebu Daud]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 48: A duhet t'i japim përparësi opinioneve tjera ndaj Fjalës së Allahut dhe të dërguarit të Tij?



Përgjigje: Jo, në s'duhet ta bëjmë këtë.



Dëshmi nga Kur'ani fisnik:


"O ju që keni besuar, mos avanconi [mos u ngutni të vendosni] në praninë e Allahut dhe të dërguarit të Tij". [Huxhurat, 1]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"S'ka bindje ndaj krijesës nëse kjo do të thotë ta kundërshtosh Krijuesin". [Transmetuar nga Ahmed]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 49: Çfarë duhet të bëjmë nëse dallojmë në çështjet fetare?



Përgjigje: Ne duhet t'i referohemi Kur'anit dhe Sunetit.



Dëshmi nga Kura'ni Fisnik:


"Nëse nuk pajtoheni mes veti për ndonjë gjë, atëherë referojani atë Allahut dhe të dërguarit të Tij". [Nisa, 59]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Po i lë dy gjëra me ju. Ju kurrë s'do të humbisni nëse mbaheni fort për to. Ato janë Libri i Allahut dhe Suneti". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 50: Ç'është risia në fe [bidati]?



Përgjigje: Është çdo gjë që nuk bazohet në dëshmi nga ligji Islamik.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Apo, a mos kanë ata ortakë me Allahun që kanë krijuar fe për ta, të cilën Allahun nuk e ka lejuar?" [Shura, 21]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kushdo që shton diçka të re në çështjen tonë [Islamin], ajo s'do të pranohet". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 51: A ka risi [bidat] të mirë në fe?



Përgjigje: Jo, s'ka bidat të mirë në fe.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"Këtë ditë Unë kam përsosur për ju fenë, kam plotësuar dhuntinë Timë ndaj jush dhe kam zgjedhur për ju Islamin si fe tuajën". [Ma'ide, 3]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Ruajuni nga gjërat e reja [në çështjet e fesë], se çdo gjë e re është bidat, çdo bidat është herezi, dhe çdo herezi çon në Zjarr". [Transmetuar nga Nesa'i]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 52: A ka gjë të tillë si Sunet i mirë [Suneh Haseneh]?



Përgjigje: Po, ka Sunet të mirë. Këto janë veprat e mira [siç është dhënia e lëmoshës].



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik


"Dhë na bëj udhëheqës të të devotshmëve". [Furkan, 74]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Kushdo që prezanton një praktikë të mirë në Islam, do të shpërblehet për të dhe do të ketë shpërblimin e atyre që ndjekin praktikën e tij, dhe megjithatë ata s'do të humbasin gjë nga shpërblimi i tyre". [Transmetuar nga Muslimi]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 53: A mjafton për një person që ta reformojë vetveten?



Përgjigje: Jo, është detyrë e tij që t'i reformojë edhe të afërmit e tij poashtu.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"O ju që besoni, ruajeni vetveten dhe familjet e juaja nga Zjarri". [Tahrim, 6]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Vërtet, Allahu do ta pyes çdo çoban [përgjegjës] për tufën e tij, se a e ka mbrojtur atë apo e ka humbur?" [Transmetuar nga Nesa'i, i cili e cilësoi si hasen]



--------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 54: Kur do të fitojnë muslimanët?



Përgjigje: Kur ta zbatojnë Kur'anin dhe Sunetin [krejtësisht] në jetët e tyre.



Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


"O ju që besoni, nëse ju e ndihmoni kauzën e Allahut, Ai do t'ju ndihmojë juve dhe do ta forcojë qëndrimin tuaj". [Muhamed, 7]



Dëshmi nga Suneti autentik:


"Gjithmonë do të jetë një grup fitimtarë nga populli im". [Transmetuar nga Ibn Maxheh]


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Besimi i Muslimanit menyre me te let per kuptim
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bekimi e Besimi prehen në varr, e kriminelët shëtisin të lirë!
» Ramiz Dërmaku: Pa dashuri dhe flijim jeta s'ka kuptim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: feja islame :: feja islame-
Kërce tek: