kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dobitë e shoqërimit me njerëz të mirë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
hyseni pz
antar fillestar
antar fillestar


Posts : 17
Join date : 19/01/2010
Location : radio-ehlu-sunneh

MesazhTitulli: Dobitë e shoqërimit me njerëz të mirë   Tue Jan 19, 2010 4:22 pm

Shoqërimi me njerëz të mirë
dhe largimi prej të keqinjëve
Prej dobive së uljes me njerëz të mirë është se edhe nëse në mesin e tyre ka ndonjë mëkatar i falen gjynahet së bashku me ulësit e mirë. Në hadithin që transmeton Ebu Hurejra se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
‏عن ‏ ‏أبي هريرة ‏ ‏عن النبي ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏قال ‏ ‏إن لله تبارك وتعالى ملائكة ‏‏ سيارة ‏ ‏فضلا ‏ ‏يتتبعون ‏ ‏مجالس الذكر فإذا وجدوا مجلسا فيه ذكر قعدوا معهم وحف بعضهم بعضا بأجنحتهم حتى يملئوا ما بينهم وبين السماء الدنيا فإذا تفرقوا عرجوا وصعدوا إلى السماء قال فيسألهم الله عز وجل وهو أعلم بهم من أين جئتم فيقولون جئنا من عند عباد لك في الأرض يسبحونك ويكبرونك ويهللونك ويحمدونك ويسألونك قال وماذا يسألوني قالوا يسألونك جنتك قال وهل رأوا جنتي قالوا لا أي رب قال فكيف لو رأوا جنتي قالوا ‏ ‏ويستجيرونك ‏ ‏قال ومم ‏ ‏يستجيرونني ‏ ‏قالوا من نارك يا رب قال وهل رأوا ناري قالوا لا قال فكيف لو رأوا ناري قالوا ويستغفرونك قال فيقول قد غفرت لهم فأعطيتهم ما سألوا ‏ ‏وأجرتهم ‏ ‏مما ‏ ‏استجاروا ‏ ‏قال فيقولون رب فيهم فلان عبد خطاء إنما مر فجلس معهم قال فيقول وله غفرت هم القوم لا يشقى بهم جليسهم
“Allahu ka disa Melaike që kanë për detyrë t’i vizitojnë tubimet e muslimanve. E nëse gjejn ndonjë mexhlis ku përmendet All-llahu ulen me ta dhe i mbulojnë me krahet e tyre derisa të mbulojnë tërë qiellin. Pasi që shpërndahen dhe ngjiten tek Allahu, Allahu i pyet edhe pse Ai e din më së miri. Prej nga po vini. Thojnë Melaiket: Vijmë prej disa robëve të tu, të cilët të madhronin, të falënderonin dhe të bënin dua. Allahu u thotë: E çka kërkojnë prej Meje. Thonë: Kërkojnë xhennetin Tënd. Thotë Allahu: A e kanë parë atë? Thonë melaiket: Jo, o Zot. Thotë All-llahu: E si do të vepronin sikur do ta shohin. Thonë melaiket dhe kërkojnë mbrojtje prej teje. Thotë All-llahu prej çka kërkojnë mbrojtje? Thojnë: kërkojn mbrojtje prej zjarrit tënd. Thotë All-llahu: A e kanë parë atë? Thonë melaiket: Jo, o Zot. Thotë e si do te vepronin sikur ta shohnin atë. Thonë melaiket: Edhe kërkojnë falje prej Teje. Thotë All-llahu ua kam falur atyre dhe u kam dhënë atë që e kanë kërkuar dhe i kam mbrojtur nga ajo që kërkojnë mbrojtje. Thonë Melaiket: O Zot, me ta është filani, rob gabimtar, i cili ka kaluar aty dhe është ulur me ta. Thotë All-llahu: Ia kam falur edhe atij .Ata janë disa njerëz që nuk i bie pishmanit ai që ulet me ta asnjëherë.”
Prej dobive te shoqërimit me njerëz të mirë është se njeriu do të ngjallet në Ditën e Gjykimit me atë që e don. Transmeton Enes ibën Maliku se një njeri erdhi te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe e pyeti.
‏عن ‏ ‏أنس بن مالك ‏أن ‏ ‏رجلا ‏ ‏قال يا رسول الله الرجل يحب القوم ولم يبلغ عملهم فقال رسول الله ‏‏ المرء مع من أحب ‏ ‏قال ‏ ‏حسن ‏ ‏أعمالهم قال المرء مع من أحب
O i Dërguari i Allahut si është puna me një njeri, i cili e don një popull dhe nuk e takon atë. Tha Pejgamberi: "Njeriu është me atë që e don".
Gjithashtu transmetohet nga Enes ibën Malik se një njeri erdhi te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe e pyti:
‏عن ‏ ‏أنس ‏ ‏رضي الله عنه ‏‏أن رجلا سأل النبي ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏عن الساعة فقال متى الساعة قال وماذا أعددت لها قال لا شيء إلا أني أحب الله ورسوله ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏فقال ‏ ‏أنت مع من أحببت قال ‏ ‏أنس ‏ ‏فما فرحنا بشيء فرحنا بقول النبي ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏أنت مع من أحببت ‏
Ja resulallah, kur është Kijameti? Tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Ç’farë ke pregaditur për të. Tha: Ja Resulallah, nuk kam pregaditë për të shumë namaz e as shum agjërim e as shumë zeqat, por veç se e dua All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. I tha: "Ti do të jesh me atë që e don"
Prej dobisë së shoqërimit me nejrëz të mirë është se njeriu përfiton prej tyre dije, përmësim, moral, ibadet dhe dhikër.
‏عن ‏ ‏عون بن أبي جحيفة ‏ ‏عن ‏ ‏أبيه ‏ ‏قال ‏‏آخى النبي ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏بين ‏ ‏سلمان ‏ ‏وأبي الدرداء ‏ ‏فزار ‏ ‏سلمان ‏ ‏أبا الدرداء ‏ ‏فرأى ‏ ‏أم الدرداء ‏ ‏متبذلة ‏ ‏فقال لها ما شأنك قالت أخوك ‏ ‏أبو الدرداء ‏ ‏ليس له حاجة في الدنيا فجاء ‏ ‏أبو الدرداء ‏ ‏فصنع له طعاما فقال كل قال فإني صائم قال ما أنا بآكل حتى تأكل قال فأكل فلما كان الليل ذهب ‏ ‏أبو الدرداء ‏ ‏يقوم قال نم فنام ثم ذهب يقوم فقال نم فلما كان من آخر الليل قال ‏ ‏سلمان ‏ ‏قم الآن فصليا فقال له ‏ ‏سلمان ‏ ‏إن لربك عليك حقا ولنفسك عليك حقا ولأهلك عليك حقا فأعط كل ذي حق حقه فأتى النبي ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏فذكر ذلك له فقال النبي ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏صدق ‏ ‏سلمان
Transmeton Ebu Xhuhjafe se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur e bëri hixhretin në Medine vëllazëroi në mes të Selmanit dhe Ebi Derdas. Selman Farisiu një ditë e vizitoi Ebu Dardan dhe e pa nënën e Ebu Derdas të veshur me disa rroba të vjetra. Atëherë i tha: Ç’është me ty kjo gjendje. I tha: Vëllau yt Ebu Derda e ka lënë këtë dunja nuk ka nevoj për të. Pastaj erdhi Ebu Dardaja dhe ia pregaditi Selmanit një ushqim dhe i tha: Ha se un nuk ha se jam agjërushëm. I thotë Selmani: Vallahi nuk do të hajë unë derisa edhe ti të hash. Atëherë filloi Ebu Derda të hajë. Pasi që u afrue nata shkoi Ebu Derda që të falet. Atëherë i tha Selman Farisiu flej. Pas një kohe dëshiroi prap të ngritet për t’u falur. I Tha flej. Pasi që erdhi fundi i natës i tha Selmani: Ngritu tash dhe falu, dhe u falën së bashku. Pastaj i tha Selmani: O Ebu Derda, me të vërtetë robi ka hak ndaj Zotit te vet, ka hak edhe ndaj shpirtit të vetë, ka hak edhe ndaj familjes se vet. Dhe jepja hakun secilit prej tyre. Pastaj shkoi Ebu Derda te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe ia përmendi këtë. Atëher i tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të vërtetën e ka thënë Selmani."
Shiqo se si Musau u interesua që të takohet me Hidrin në mënyrë që të mësojë prej tij atë që All-llahu ia kishte mësuar atij.
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga hadithi i Ubej ibën Kabit, i cili thotë se e kam ndëgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Kur Musau alejhi selam, ishte në mesin e Benu Israilëve erdhi një njeri dhe e pyeti Musaun: A ka ndonjë njeri me të ditur se ti mbi tokë. Tha Musa: Jo, nuk ka. Atëher All-llahu [subhanehu ve te’ala] i shpalli Musaut se ka me të ditur se tij, ai është robi Ynë Hidri. Musai kërkoi nga Allahu që të takohet me të. All-llahu ia bëri si argument Musës peshkun dhe i tha nëse e harroni peshkun gjatë rrugës kthehuni aty ku e keni harruar peshkun do ta takojsh njeriun e mirë. Filloi Musa të ec një kohë pastaj i tha djaloshit, i cili ishte me të në udhëtim: Na jep ushqimin ta ham. Atëherë djaloshi iu përgjigj: E kemi harruar ushqimin atje ku jemi ulur për të pushuar, dhe nuk më bëri që ta harroj përveç se shejtani. Atëherë i tha Musau djaloshit këtë ne jemi duke e kërkuar dhe u kthyen pas gjurmeve të tyre derisa arritën në vendin ku kishin pushuar dhe aty e gjetën Hidrin. Pastaj mësoi Musa prej Hidrit atë që nuk e dinte, tregim të cilin në detaje na ka treguar All-llahu [subhanehu ve te’ala] në suren El-Kehf.
Shoku i mirë gjithmonë ta përkujton All-llahun, në çdo moment. A nuk e din se kur Ebu Bekrin e kaploi frika në hixhretin që ishte me Pjegamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] jo për vete por për Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Kur ata ishin në shpellë, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e qetësoi me fjalët e tij:
لاَ تَحْزَنْ إِنَّ اللّهَ مَعَنَا
“Mos u pikëllo se All-llahu është me ne".
Gjithashtu kur Musau iku nga Faraoni dhe u afruan detit, panë Faraonin me ushtrin e tij duke i ndjekur. Këtu i kaploi besimtarët e Musës frika dhe tha Musau:
قَالَ كَلَّا إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهْدِينِ) الشعراء الآية (62,
“Ai (Musai) tha: Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”. [Esh-Shuarau, 62]
Njeriu i mirë të përkujton librin e Allahut
Transmeton Buhariu nga ibën Abasi, i cili ka thënë: Omeri me ulte me ata që kishin marrë pjesë në luftën e Bedrit. Sikur disa prej tyre nuk u erdhte mirë kjo për shkak te moshës sime të vogël dhe i thanë Omerit: përse po e bashkon këtë fëmi me ne në mexhlis edhe ne kemi fëmij sikur ky. Atëherë tha Omeri: Ai din më shum se të tjerët. Një ditë prej ditësh i thirri ata dhe me futi mua me ta sikur Omeri desh t’iu tregojë atyre se për çka më uli me ta dhe i pyeti Omeri ata: Ç’ka thoni ju për fajlën e Allahut
إِذَا جَاء نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ) 1( وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجاً) 2 ( فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّاباً (3)
1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje.
Ai vërtet pranon shumë pendimin. [En-Nasr]
Thanë disa: Na ka urdhruar që ta falëndërojmë All-llahun dhe të kërkojmë falje prej Tij kur të fitojmë dhe të ngadhnjejmë. Ndërsa disa të tjerë heshtën dhe nuk thanë gjë. Atëherë tha ibën Abbasi më tha Omeri: A kështu thua edhe ti, o ibën Abbas? Thashë: Jo. Atëherë më tha: ç’ka thua? Thashë: Kjo sure tregon afrimin e exhelit të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Atëherë tha Omeri: Nuk di unë diçka për këtë sure përveç atë që e din ti.
Shoku i mirë t’i përkujton punët e mira.
Të përkujton mirësin ndaj prindërve, lidhjen farefisnore, bëmirësinë ndaj fukarave, ndërton në ty virtytet morale, trimërinë, thënijën e të vërtetës gjithmonë. Shoku i mirë të ndalon nga bisedat e padobishme, te ndalon nga thellimi ne nderin e të tjerëve, të ndalon nga përgojimi. Ai nuk dëshiron që në prezencën e tij të përgojohen muslimanët e as të hahet mishi i vëllezërve të vet.
Shoku yt përmallohet për ty. Pyet për ty, përcjell gjendjen tënde. Për këtë transmetohet ne sahihun e Buhariut se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka kaluar pranë një xhenaze dhe tha:
‏أن رسول الله ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏مر عليه بجنازة فقال ‏‏ مستريح ومستراح منه قالوا يا رسول الله ما المستريح والمستراح منه فقال العبد المؤمن يستريح من نصب الدنيا والعبد الفاجر يستريح منه العباد والبلاد والشجر والدواب
“Është rehatuar dhe janë rahatuar prej tij. I thanë shokët e kush është rehatuar edhe kush janë rehatuar prej tij. Tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Besimtari nëse vdesë rahatohet prej lodhjes së kësaj bote dhe të këqijat e saj, ndërsa mëkatari nëse vdesë rahatohen prej tij njerëzit, vendi, lisat edhe shtazët.”
Shoku yt i mirë të bënë që ti shumosh punët e mira, të cilat i punon. Nëse e ke zakon me falë namaz të natës ka dy reqate dhe sheh shokun tëndë duke i falë katër vazhdimisht, të nxitë që t’i falësh edhe ti më shumë se sa ke qen duke i falur. Nëse ke qenë duke dhën sadakë me dy tri euro dhe e sheh se ai që është në gjendjen tënde jep ka pesë apo dhjetë euro, puna e tij të shtyen që ti ta shtosh sadakën tënde. Për këtë Omeri u përpiqte që t’ia kaloi Ebu Bekrit me sadak dhe një ditë kur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kërkoi prej tyre që të mbledhnin pasuri, tha me vete Omeri: Sot posedoj pasuri dhe do t’ia shkoj Ebu Bekrit. Thotë Omeri: Ia solla Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] gjysmën e pasurisë. Me pyeti: Ç’ka i le familjes? I thashë: I lashë gjysmën tjetër. Pastaj thotë: Erdhi Ebu Bekri me tërë atë pasuri që kishte, i tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ç’ka i le familjes tënde? Tha i lashë All-llahun dhe Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Thashë, thotë Omeri: Nuk mundem t’ia tejkaloj me diçka kurrë.
Prej dobive të shoqërimit me njerëz të mirë është që shejtani largohet dhe ikë dhe u frikohet tubimeve të tilla. Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
أن نبي الله ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏قال ‏ ‏إن الشيطان ذئب الإنسان كذئب الغنم يأخذ الشاة ‏ ‏القاصية ‏ ‏والناحية فإياكم ‏والشعاب ‏ ‏وعليكم بالجماعة والعامة والمسجد
“Shejtani është ujku i njerëzve sikur ujku i delëve. Dhe ujku i ha ato dele që ndahen prej tubës dhe nuk hyn në tubën e deleve. Kapuni për xhematin dhe xhamit!”
Gjithashtu prej shokëve te jetës që duhet t’i zgjedhësh janë edhe gruaja, fqiu i mirë udhëtari i rrugës etj.
Muslimani duhet ta zgjedhë gruan e mirë, që është muslimane, është e devotshme dhe ia ka frikën Allahut sepse ajo është ndihmtari më i mirë në jetën tënde. All-llahu na ka tërhequr vërejtjen në lidhje me këtë. Thotë All-llahu në Kuran:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوّاً لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ
“O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmojët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre!”
Gruaja e keqe të nxitë në punë të këqija, t’i zbukuron ato. Ndërsa gruaja e mirë të ndihmon në punë të mira dhe të jep moral dhe forcë që te vazhdosh edhe me tutje. Shiqo se si ishte Hadixhja, gruaja e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Kur Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e mundonin mushrikët e Mekës ajo i dilte në ndihmë, i jepte moral dhe e forconte. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur kthehej në shtëpin e tij nga torturat që i bënin mushrikët ai gjente prehje dhe qetësim te gruaja e tij. Mu për këtë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] gjithmonë sa ishte gjallë e përmendte Hadixhën edhe në mesin e grave tjera.
‏عن ‏ ‏أبي هريرة ‏ ‏قال: ‏‏قال رسول الله ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏‏ رحم الله رجلا قام من الليل فصلى ثم أيقظ امرأته فصلت فإن أبت ‏ ‏نضح ‏ ‏في وجهها الماء ورحم الله امرأة قامت من الليل فصلت ثم أيقظت زوجها فصلى فإن أبى ‏ ‏نضحت ‏ ‏في وجهه الماء
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “E mëshiroftë All-llahu një njeri, i cili ngritet natën dhe fal namazin e natës dhe e zgjon gruan e vet për tu falur! E nëse refuzon ajo, e lagë me ujë në fytyrën e saj. Dhe e mëshiroftë All-llahu një grua, e cila zgjohet dhe fal namaz të natës dhe e zgjon burrin e saj! E nëse refuzon ai ia hudhë ujin në fytyrën e tij.
Ndëgjoje këtë tregim inetresant që i ndodhi Ebu Talhes. Ebu Talha kishte një fëmij, të cilin e kishte të sëmur. Dhe një ditë ai shkoi për tregëti dhe djali i tij vdiq. E mori nëna e djalit Umu Suleme, e pastroi djalin e pështolli dhe e la në një qosh të dhomës sikur ai ishte fjetur. Kur u kthye Ebu Talha prej udhëtimit e pyeti. Ç’ka ka ba femiu ynë? Ajo u përgjigj: Ai është ne gjendjen më të rehatshme. Pastaj ia ofroi Umu Seleme darkën burrit të vet pastaj përfunduan nga ushqimi dhe i tha Ebu Talhas: Fëmiu ka vdekur. Kur u ngrit Ebu Talha në mëngjes shkoi të Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]dhe ia tregoi rastin. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e pyeti a keni fjetur së bashku atë natë. Tha: Po. Tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: O Zot bekoje natën e tyre! Pasi që lindi prej kësaj nate një djalë, i tha Ebu Talha gruas së tij: Ruaje derisa ta sjellësh te Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Ia sollën Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe i mori Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] disa hurme i futi në gojë të vetë i përtypi dhe ia lyjti gojën me to dhe e emërtoi Abdullah.
Gjithashtu duhet muslimani ta zgjedhë fqiun e vet të mirë sepse edhe ai është nje ndihmtar i madh në jetën e tij. Ta zgjedhësh atë i cili të këshillon në punë të mira dhe të ndalon nga të kqijat. Sepse nëse e zgjedh fqiun e mirë kanë me pas pasaj prej tij dobi edhe femijët e tu duke u shoqëruar me fëmijët e tyre, marrin mësim prej tyre.
Gjithashtu muslimani duhet të kujdesët që ta zgjedhë shokun e rrugës të mirë. Është thënë: “zgjidhe shokun e mirë para se ta merrësh rrugën!"
Muslimani duhet që shoqërinë e tij që e ka pas të keqe të i thërras në islam dhe ti këshillojë ata. Por, duhet të ketë kujdes që mos të bie në ndikimin e tyre. Për këtë nëse një vëlla don të shkojë dhe të iu bëjë davet shokëve të vet, që i ka pas në injorancën e vet duhet patjetër t’i marrë me vete disa shokë musliman, në mënyrë që ta ndihmojnë atë e jo të shkojë vetëm sepse ka ndodhm shumm raste kur ndonjë vmlla musliman ka shkuar që ti këshilloj shokët e tij që i ka pas në injorancr pastaj ka ra nënë ndikimin e tyre dhe kështu është kthyer prap edhe ky në injorancën e vet të kaluar. Gjiashtu muslimani duhet të ketë kujdes edhe nëse shkon me i këshilluar këta të mos e zgjas uljen tek ata shumë sepse ndal nga dal shejtani ia zbukuron punën e tyre dhe kështu bjen në harame.
Shum[ ndoshta nëpër biseda kur flasim për shoqërimin me njerëz të mir[ dhe largimin nga të keqinjët shtrohet pytja: A thua më mirë është që njeriu të disatancohet nga njerëzit e sidomos ne kohën tonë apo të përzihet me njerëz dhe të bëj durim në të keqijat e tyre. E sidmos kur kemi edhe hadithe në këtë temë që nëse shiqojmë vetëm disa hadithe na japin me kuptu se njeriu duhet të përzihet me njerëz dhe të bëjë durim në të keqijat e tyre. Thotë Pejgamebri [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në një hadith të vërtetë:
‏عن النبي ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏قال ‏‏ المسلم إذا كان مخالطا الناس ويصبر على أذاهم خير من المسلم الذي لا يخالط الناس ولا يصبر على أذاهم
“Muslimani i cili perzihet me njerëz dhe bën sabër në të keqijat e tyre është më i mirë se sa ai musliman, i cili nuk përzihet me njerëz dhe nuk ban durim në të kqijat e tyre.”
Ndërsa në anën tjetër kemi hadithe ku Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na porsit që të largohemi nga njerëzit, ku thotë:
‏قال رسول الله ‏ ‏صلى الله عليه وسلم ‏ ‏يوشك أن يكون خير مال المسلم غنم يتبع بها ‏ ‏شعف ‏ ‏الجبال ومواقع ‏ ‏القطر ‏ ‏يفر بدينه من الفتن ‏
“Do të vij një kohë që pasuria më e mirë e muslimanit do të jenë delet e tij me të cilat shkon nëpër male me to dhe ik duke mbrojtur fenë e tij prej fitneve".
Prandaj, reailteti i kësaj çështje është se ata që kanë thanë se muslimani duhet me u larguar krejtësisht nga njerzit kanë gabuaar, sikur që ata njerëz që kanë thanë se msulimani duhet të përzihen gjithmonë me njerëz edhe ata kanë gabuar. Andaj për sqarim të kësaj çështje do të sjellim fjalën e ibën Tejmijes, i cili kur është pyetur në lidhje me këtë temë është përgjegjur: "…Realiteti i kësaj çështje është se nga një herë ndodhë që përzierja me njerëz të jetë e obligueshme, nga një herë e pëlqyer. I njejti përson nga një herë ka mundësi që të jetë i urdhërar për përzirje me njerëz e nga një herë urdhrohet të distancohet nga njerëzit. Bashkimi i këtyre argumentve është se nëse në atë përzirje ka ndihmë për të mirë dhe devotshmëri atëherë e kemi obligim të përzihemi me njerëz. E nëse ka në të ndihmë në gjynahe dhe harame jemi të obliguar që te disatncohemi nga ata. Pra, njeriu përzihet me njerëz në punë të mira si në namaze me xhemat, në haxh e kështu me rradhë. Por, nga një herë ka nevojë njeriu që të disatnsohet nga njerëzit në mënyrë që ta llogaris vetën e tij, të angazhohet me ibadet, me dhikër, përmisimin e zemrës etj. Siç ka thanë Tavusi:
"نعم صومعة الرجل بيته يكف فيها بصره و لسانه
“Sa vendadhurim i mirë për njeriun është shtëpia e tij, e mbronë në të shiqimin e tij dhe gjuhën e tij"
Pra, njeriu duhet ta shiqojë gjendjen e tij: nëse frigohet se po bie në haram nëse shkon te ta atëherë nuk i lejohet me shkuar, por nëse ka bindje që nuk kanë mundësi me devijuar atëherë le të shkojë, por me një sasi sa ka nevojë edhe mos të shkojë i vetmuar.
Pra, muslimani duhet të ketë kujdes se kë po e shoqëron, dhe me kë po ulet. Ta zgjedhë atë që ka dobi prej tij dhe të largohet nga ata që nuk i sjellin dobi por veç dëm.
E lusim All-llahun që të na bëjë të mundur që mos ta shoqërojmë vetëm se njeirun e mirë dhe muslimanin e mirë dhe e lusim All-llahun që të na bashkojë ne xhennet me Pejgamberët [sal-lallahu alejhim ve sel-lem], shehidat me të sinqertit, me të mirët, e sa shoqërim i mirë është ky
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Dobitë e shoqërimit me njerëz të mirë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ajet Nuro:Portreti i një heroi që u dënua se ishte … njerëzor…
» Flori Slatina: Varre të thjeshtë, njerëz të mëdhenj - Naim Frashëri
» Kadri Mani: Letër shoqërore shokut Binak Ulaj, ish-bashkëpunëtor yni i ilegales
» Flori Slatina: Varre të thjeshtë, njerëz të mëdhenj - Tefta Tashko Koço
» Prof. Sami Repishti:Vizita e Papës në Shqipëri , mirënjohje edhe shpresë për njerëzit e vuajtur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: feja islame :: feja islame-
Kërce tek: