kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nga mashtrimet e shejtanit: Esktremizmi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
hyseni pz
antar fillestar
antar fillestar


Posts : 17
Join date : 19/01/2010
Location : radio-ehlu-sunneh

MesazhTitulli: Nga mashtrimet e shejtanit: Esktremizmi   Tue Jan 19, 2010 4:24 pm

Nga mashtrimet e shejtanit: Esktremizmi
Nga "el-Uabil el-Sejib" të Ibn ul-Kajjim el-Xheuzije





Allahu kurrë nuk urdhëron ndonjë gjë përveçse shejtani merr dy pozita të kundërta karshi saj: ose mungesën dhe neglizhencën, ose zellin e tepërt dhe ekzagjerimin. Nuk i bën edhe aq atij se me cilën nga këto dy gabime ai fiton ndaj robit. Ai i vjen zemrës së robit dhe e ekzaminon atë. Nëse gjen në të zemërngushtësi dhe se kërkon të bëjë bishta, ai ballafaqohet me të nga ky avantazh. Ai e pengon atë dhe e bën atë të ulet. Ai e godet atë me përtaci, mendjengushtësi dhe plogështi. Ai i hap atij dyert e rikomentimit [te'uil], shpresave dhe kështu me radhë, derisa robi mos të përmbushë asgjë nga ajo për çka ai është urdhëruar.



Nëse ai gjen në zemrën e robit gjallëri, seriozitet, dëshirë dhe mundësi për të punuar, shejtani humb çdo shpresë që ta sulmojë atë nëpërmjet mënyrave të mësipërme. Në vend të kësaj, ai e urdhëron atë që të përpiqet edhe më shumë. Ai e bind atë se ajo çfarë ai po bën s'është e mjaftueshme për të. Ambiciet e tij duhet të jenë më të mëdha. Ai duhet të punojë më shumë se punëtorët tjerë. Ai s'duhet të flejë kur të tjerët flejnë. Ai s'duhet ta ndërprejë agjërimin kur të tjerët e bëjnë këtë. Ai s'duhet të pushojë kur të tjerët pushojnë. Nëse ndonjëri nga ta lan duart dhe fytyrën e tij tre herë, ai duhet ta lajë atë shtatë herë. Nëse tjerët marrin abdes për namaz, ai duhet të bëjë gusl [pastrim të plotë]. Ai e urdhëron atë të bëjë akte të ngjashme të ekzagjerimit dhe ekstremizmit. Ai e bën atë të shkojë në ekstrem dhe t'i tejkalojë kufijtë. Ai e humb atë nga shtegu i drejtë në mënyrë të njëjtë siç e bën personin e parë [të përshkruar më lart] mos të plotësojë nga shtegu i drejtë dhe mos t'i afrohet atij. Qëllimi i shejtanit për të dytë është t'i pengojë ata nga shtegu i drejtë: të parin duke mos e lënë t'i afrohet atij, dhe të dytin duke e bërë ta kalojë atë dhe të shkojë përtej tij. Shumë nga krijesat mashtrohen nga këto dy strategji. Nuk ka ikje nga këto, përveç me dituri të thellë, besim dhe forcë për ta luftuar shejtanin dhe për të qëndruar në shtegun e mesëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Nga mashtrimet e shejtanit: Esktremizmi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: feja islame :: feja islame-
Kërce tek: