kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si u bëra myslimane?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
hyseni pz
antar fillestar
antar fillestar


Posts : 17
Join date : 19/01/2010
Location : radio-ehlu-sunneh

MesazhTitulli: Si u bëra myslimane?   Tue Jan 19, 2010 4:26 pm

Si u bëra myslimane?


Fati e deshi që të bëhesha myslimane. Fëmijëria ime rodhi mëse normalisht dhe nuk vlen për tu theksuar ndonjë gjë e jashtëzakonshme nga ajo periudhë. Në fakt ishin vite të kaluara nën strehën e ngrohtë familjare, e rrethuar nga dashuria prindërore. Prindërit udhëhiqeshin nga parime të forta morale. Së bashku zgjidhnim çdo situatë, duke forcuar kështu lidhjen tonë familjare dhe duke thelluar tolerancën e ndërsjellë. Rrethi shoqëror na shihte si simbol të solidaritetit të vërtetë familjar.

Fëmijërinë dhe një pjesë të pubertetit i kalova njëlloj, derisa fillova shkollën e mesme. Atje u njoha me shumë shoqe, fati i të cilave ishte shumë i ndryshëm nga i imi, ashtu siç ishin dhe parimet morale apo rrethi familjar ku ato ishin formuar dhe rritur. Aty e kuptova sesa bujar ishte treguar Zoti me mua. Shpesh e kisha falenderuar Atë, për prindërit që kisha.

Besimi im ishte i padefinueshëm, pasi megjithëse besoja tek Zoti nuk më bindte katekizmi (praktikë ceremoniale katolike). Nuk mund të sheshoja konfliktet e brendshme që shkaktonin parimet që praktikonte në përgjithësi besimi im i atëhershëm. Pikërisht në kohën kur po përpiqesha të kuptoja “besimin” tim, tek unë ndodhi, falë Zotit, një përmbysje e madhe shpirtërore. Shkak për këtë u bë një person – një mysliman që kishte disa kohë që kishte pranuar Islamin. Diskutoja me të për fenë e tij (e cila për mua deri ateherë kishte qenë një mister i panjohur). Ndjenjën që lindi tek mua (besimi), nuk e kuptova në fillim dhe e lashë atë brenda shpirtit tim ndonëse s’pata shansin ta kuptoja më thellë. U përpoqa që të sillesha sipas parimit që më kishin mësuar prindërit (dëgjo por mos i kushto vëmendje fjalëve të botës, por falë Zotit kurrë nuk jam pajtuar me këtë mendim. Unë kam një parim tjetër: dëgjo, reflekto dhe krijo mendimin tënd për atë çështje). Kjo krijoi një sërë kontradiktash brenda meje dhe më detyroi në mënyrë spontane të kërkoja të vërtetën. Ku ishte ajo, ku e kishte burimin? Falë Zotit kërkimi nuk vazhdoi gjatë. Menjëherë sapo lexova botimet e para mbi Islamin, e gjeta të vërtetën. Vendosa në çast se => besimi që dua UNث, vërtetë UNث, është besimi tek Një Zot I Vetëm, I Madhërueshëm.

Por megjithëse doja të bëhesha myslimane, për momentin nuk bëhesha dot... Kjo për shkak se kisha frikë se s’isha e pregatitur dhe se do të izolohesha nga shoqëria. Fillova në fakt të mënjanohesha nga bota, duke besuar se një ditë do të bëhesha myslimane. Isha e gatshme të bëja gjithçka për të arritur këtë qëllim. U mënjanova nga gjithçka, merrja qëndrime neutrale dhe pa i thënë njeriu për dëshirën time për t’u bërë myslimane, një vitë të tërë u përpoqa të jetoja si myslimane e vërtetë. Por motra ime më zbuloi. Ajo kishte lexuar ashtu sikurse dhe unë për të vërtetën (Islamin). Ajo e pa që nuk haja mish derri, nuk pija alkool, agjëroja dhe lexoja Kuranin…. U përpoq të më “ndalonte”. Pata frikë se mos më ndikonte me përshtypjet e saja negative mbi Islamin dhe për rrjedhojë u izolova totalisht, por nuk hoqa dorë nga ëndrra ime...

Sa më gjatë kalonte koha aq më tepër izolohesha në vetvete. Frika ime nga fakti se isha e papregatitur u kthye papritmas në një ankth tjetër më të madh. Pata frikë se mos vdisja si jo-myslimane. E dija se besimi im s’ishte ende i fortë prandaj iu luta Zotit të më ndihmonte, të më jepte mundësinë të largohesha për të filluar nga e para. Në atë periudhë lexoja dhe pranoja gjithçka mbi Islamin, në mënyrë që në rastin më të parë të filloja jetën e re prej myslimaneje të devotshme.

Krijuesi ma lehtësoi rrugën. Me bujari më ofroi një fat të mbarë që unë e pranova me kënaqësi. Ky fat më lidhi me bashkëshortin tim të ardhshëm. Ai u bë për mua mbështetje e fortë dhe vendosa ta pranoja Islamin duke shpallur Shehadetin e bekuar. Ai më mësoi të ecja në rrugën e drejtë. Isha e lumtur ... shumë e lumtur.

Prindërit nuk dinin gjë, por nuk kaloi shumë dhe më vunë para zgjedhjes, së cilës duhej t’i përgjigjesha por që më gjeti të shokuar dhe të papregatitur: „Islamin ose familjen?!“ Përgjigja ime ishte natyrisht e vështirë, sepse Islami ishte për familjen time i pakonceptueshëm, ndaj e kisha të qartë se para çfarë zgjedhjeje isha vënë… Megjithatë përgjigja ime ishte ISLAMI…

Prindërit nuk e pranuan zgjedhjen time dhe më mohuan si bijën e tyre. Atë bijë së cilës për 18 vjet (qysh kur linda) i betoheshin se do të kujdeseshin për të dhe se do t’i gjendeshin gjithmonë pranë. Kjo përvojë më bindi për dobësinë e besimit të prindërve të mi, gjë që forcoi besimin tek zgjedhja ime. Falë Zotit, që më dha mbeshtetje, tani e di se sa i vyeshëm kishte qenë durimi im.

Mësova të luftoj për besimin tim. Dua të bëhem myslimane e devotshme, edhe pse s’e di se ç’do të bëhet mëtej, por një gjë e di se nëse do të udhëhiqem nga besimi, jeta ime do të ketë kuptim dhe perspektivë. Humba prindërit por fitova një jetë që më jep kuptim. Nuk kam më frikë nga asgjë, veçse nga Zoti Vetë.

Fatin e pranova, në fakt u tregua bujar me mua…U BثRA MYSLIMANE!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Si u bëra myslimane?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veshjet e grave myslimane në vende të ndryshme!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: feja islame :: feja islame-
Kërce tek: